Showbiz dhe TV

Kiara na tregon ca detaje të lezetshme për familjen e saj *.*

Shkruar nga Anabel

26 Shtator 2024

Kiara na tregon ca detaje të lezetshme për familjen e saj *.* 

Kiara, e ftuar në “Pardon My French”, ka folur ndër të tjera për mëmësinë, marrëdhënien me Luizin dhe se si është ai si baba.
 
Kiara tregoi se me Lunën ka pasur kimi që në momentin që e ka pasur në bark, por s’ka qenë ‘mami me fiksime’.

“Nuk kam qenë nga ato mamat me fiksime. Kam qenë shumë e lirshme dhe kam bërë shumë mirë, sepse goca është për bukuri. I kam hequr vetes strese të kota, që besoj duhet t’i heqë çdo mama”, referuar besëtytnive.

Moderatorja tregoi se ardhja në jetë e Lunës nuk ka ndikuar negativisht në marrëdhënien e saj me Luizin, përkundrazi. Megjithatë, ajo pranoi se gjatë pritjes së ëmbël ka qenë pak më shumë me nerva.

“Ajo që më ka habitur është qetësia e Luizit. Mënyra se si ka menaxhuar nervat e një gruaje me hormone…më ka habitur. Luna na ka sjellë më shumë lumturi dhe na ka lidhur edhe më shumë. Imagjino kur të bëjmë të dytin”, shtoi ajo duke qeshur.

Khëm-khëm, çifti ka plan edhe për një tjetër bebush, por ka kohë deri atëherë:

“Lunushin nuk do ta lëmë vetëm, sepse nuk ka gjë më të bukur se të rritesh me një vëlla ose motër, por më vonë”, tha ajo.

Sa i përket marrëdhënies së Luizit me vajzën e vogël, Kiara tha:

“Unë e adhuroj atë moment, kur Luizi i këndon, merret me të. Them: “O Zot, u shtofshin momente të tilla!”. Ai është shumë i kujdesshëm, kujdeset për mua, për vajzën”, duke shtuar se Luizi bën pak nga të gjitha për vajzën, por pjesërisht merret ajo me ndërrimin etj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Moderatorja nuk e la pa përmendur edhe tematikën e gjidhënies, duke e cilësuar si diçka shumë delikate:

“Gjidhënia është një temë delikate për çdo grua. Ka qenë e sikletshme për mua. Është një proces goxha delikat dhe i dhimbshëm. Nuk ka të krahasuar me dhimbjen”.

Prezantueset, Jonida dhe Lei, e pyetën nëse i mungon diçka nga jeta e mëparshme dhe Kiara tha nuk i mungon asgjë, përpos pjesës që e ka gjithë kohës mendjen te vajza, 24 orë. Ajo tregoi se edhe pse del me Luizin, sërish e ka mendjen te vajza.

“Në momentin që ke një fëmijë, je e plotësuar nga të gjitha anët”, u shpreh moderatorja.

Sa i përket shtatzënisë, ajo tha se ishte mëse e dëshiruar, por ka ardhur shumë shpejt.

“Nuk kishin kaluar as 4-5 muaj që kishim dalë nga “BBVA 3”, por e donim aq shumë, sa erdhi shumë shpejt”, u shpreh ajo.

Gjithashtu, Kiara ceku edhe pjesën e komenteve në rrjetet sociale. Ajo tha se nuk është ndjerë e lënduar nga komentet pa takt dhe kritikat dhe në momentin që u kthen përgjigje, e bën edhe për të dhënë një mesazh për vajzat dhe gratë, të cilat kalojnë sfida për shtatzëni. “Përgjigjet e kanë një qëllim, i cili është i mirë. Qëllimi është që ndjekësit të ndihen më mirë më veten”.

Artikuj të sugjeruar: