Metropolitan

Si ka ndryshuar jeta e Hailey dhe Justin Bieber pas lindjes së bebushit

Si ka ndryshuar jeta e Hailey dhe Justin Bieber pas lindjes së bebushit
FOTO: GETTY IMAGES

Justin dhe Hailey Bieber kanë qenë jashtë vëmendjes mediatike, sidomos pasi u bënë prindër për herë të parë të Jack Blues Bieber më 22 gusht 2024. Një burim foli së fundmi për “People” dhe zbuloi mënyrën se si bebushi ka ndryshuar dinamikën e prindërve të famshëm, kryesisht në aspektin pozitiv.

"Ata duken edhe më të dashuruar që pas ardhjes në jetë të bebushit," tha burimi, duke shtuar se ata "patën një festë në përvjetorin e tyre të gjashtë të martesës."

Ata organizuan diçka të qetë që e shijuan në privatësi, por Hailey nuk hezitoi që të postonte një foto nga këto momente, duke kujtuar gjashtë vitet e dashurisë së tyre.

Si ka ndryshuar jeta e Hailey dhe Justin Bieber pas lindjes së bebushit
FOTO: HAILEY BIEBER/ INSTAGRAM

Burimi shton se Justin po tregohet një bashkëshort shumë mbështetës për Hailey-n, “duke e nxitur atë që të shijojë më shumë dalje me miqtë dhe larg angazhimit si nënë.”

Hailey, nga ana tjetër, është fotografuar disa herë në raste të ndryshme, mes tyre edhe në një darkë me Kylie Jenner. Në përgjithësi, Hailey si nënë për herë të parë "po ndihet mirë me statusin e ri".

Burimi tha se Justin po jeton në një “flluskë” lumturie që kur foshnja Jack ka ardhur në jetë.

Kujtojmë që Hailey ka folur për revistën "W" gjatë shtatzënisë së saj, madje edhe për ndjenjat e saj për Justin, duke thënë: “Fillimi i shtatzënisë ishte super emocional për mua. Shpesh mendoja se unë e dua kaq shumë Justin-in, sa më dukej e habitshme se si mund të sillja dikë tjetër në jetë,” u shpreh asokohe modelja.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: Elle

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

How Hailey Bieber and Justin's life has changed after the birth of the baby

Si ka ndryshuar jeta e Hailey dhe Justin Bieber pas lindjes së bebushit
PHOTO: GETTY IMAGES

Justin and Hailey Bieber have been out of the limelight and the limelight in their public appearances, especially since they became parents for the first time to Jack Blues Bieber on August 22. A source recently spoke to People and revealed how the baby has changed the dynamic of the famous parents, mostly in a positive way.

"They seem even more in love since the baby arrived," the source said, noting that they "had a party on their sixth wedding anniversary." More precisely something private and quiet that they enjoyed in private, but Hailey did not hesitate to post a photo of these moments remembering the six years they have been together.

Si ka ndryshuar jeta e Hailey dhe Justin Bieber pas lindjes së bebushit
PHOTO: HAILEY BIEBER/ INSTAGRAM

The source adds that Justin is proving to be a very supportive husband to Hailey, "encouraging her to enjoy more going out with friends and away from the responsibilities of being a mom." Hailey, on the other hand, has been photographed several times, including a dinner with Kylie Jenner. Overall, first-time mom Hailey is "feeling good about her new status," according to the source.

Justin on the other hand is living in a "bubble" of happiness since baby Jack was born.

Recall that Hailey has spoken to Ë magazine during her pregnancy, and even about her feelings for Justin, saying: “The beginning of the pregnancy was super emotional for me. I often thought that I love Justin so much that it seemed amazing how I could bring someone else into life,” said Bieber.

Suggested Articles:

 

Source: Elle