Celebrity

Komentet negative për deklaratën se nuk bën dot fëmijë: Reagon Selena Gomez

Shkruar nga Anabel

24 Shtator 2024

Komentet negative për deklaratën se nuk bën dot fëmijë:
FOTO: KC Armstrong/Deadline via Getty

Selena Gomez ka një mesazh për kritikët e saj: të qenit person i ndjeshëm nuk është diçka e turpshme. Në një deklaratë të saj të fundit, artistja tha se të folurit qartë për pjesën e paaftësisë për të lindur fëmijë dhe sfidat me shëndetin mendor, nuk e bëjnë atë të padobishme si grua apo si artiste.  

"Unë vërtet besoj te fuqia e të qenit një person që e shpreh se është në vështirësi, pra t’u thuash njerëzve se ke nevojë për ndihmë. Nuk është turp. Pra, unë kam thënë që nuk mbetem dot shtatzënë, kam probleme me bipolaritetin. Kjo është jeta ime, kjo jam unë dhe nuk kam pse ta fsheh,” thotë Gomez.

Për artisten e njohur, të qenit e hapur për gjërat që ndodhin në trupin apo jetën e saj është një formë mbështetjeje për gratë, që ose kanë kaluar në një situatë të tillë ose kanë dikë të afërm në familje, në shoqëri, punë etj.

“Kurrë mos lejoni që dikush t'ju thotë se nuk jeni të mirë, se nuk jeni të sjellshëm. Mos i trajtoni njerëzit me respekt nëse ata nuk kanë të njëjtin standard për ju,” shton Gomez.  

Komentet negative për deklaratën se nuk bën dot fëmijë:
FOTO: Amy Sussman/Getty

Deklarata e yllit të filmit “The Only Murders in the Building” vjen pak ditë pasi ajo zbuloi në një intervistë për Vanity Fair se nuk është në gjendje të lindë fëmijë.

“Nuk e kam thënë ndonjëherë këtë, por për fat të keq, nuk mund të lind fëmijë. Kam shumë probleme shëndetësore, të cilat do të rrezikonin jetën time dhe të bebit. Kjo është diçka që më ka hidhëruar prej kohësh”, duke theksuar se janë një seri problemesh shëndetësore që do rrezikonin jetën e foshnjes dhe të sajën.

Selena ka folur edhe më parë për problemet e saj me shëndetin mendor dhe sfidat me bipolaritetin duke mos e fshehur rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë drejt përmirësimit.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: People