Metropolitan

Dyshja që nuk e prisnim! Margot Robbie dhe Jacob Elordi në filmin e shumëpritur!

Dyshja që nuk e prisnim! Margot Robbie dhe Jacob Elordi në filmin e

Margot Robbie dhe Jacob Elordi (të cilin mund ta njohësh si Nate nga seriali “Euphoria”) do të jenë protagonistët e filmit të shumëpritur, “Wuthering Heights” ("Lartësitë e stuhishme"), me regji të Emerald Fennell-it. Emerald është një ndër regjisoret më të njohura, e cila ka bërë edhe më parë adaptimin në kinema të “Promising Young Woman”, si dhe për filmin që bëri bujë, “Saltburn”.

Dyshja që nuk e prisnim! Margot Robbie dhe Jacob Elordi në filmin e

Robbie, e cila rishtazi ka luajtur në filmin “Barbie”, që theu rekorde, ka qenë producente e të dy filmave të mëparshëm të Fennell.

Dyshja që nuk e prisnim! Margot Robbie dhe Jacob Elordi në filmin e

Nga ana tjetër, Elordi ka luajtur në “Saltburn”, ku edhe mund të jetë njohur me aktoren Margot Robbie.

Dyshja që nuk e prisnim! Margot Robbie dhe Jacob Elordi në filmin e

Ende nuk dihen detaje mbi adaptimin që Fennell do t’i bëjë kryeveprës së Emily Brontë, por njerëzit janë shumë entuziastë dhe mezi e presin filmin, i cili do të frymëzohet nga një prej novelave të preferuara në mbarë botën.

Dyshja që nuk e prisnim! Margot Robbie dhe Jacob Elordi në filmin e

Novela e Brontë ka pasur shumë adaptime gjatë viteve, si versioni i William Wyler në vitin 1939 dhe ai i Andrea Arnold në vitin 2011. Subjekti i veprës tregon lidhjen kaotike të Heathcliff dhe Catherine, të cilët luhen pikërisht nga Elordi dhe Robbie.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

The couple we didn't expect! Margot Robbie and Jacob Elordi, in a movie!

Dyshja që nuk e prisnim! Margot Robbie dhe Jacob Elordi në filmin e

Margot Robbie and Jacob Elordi (who you may recognize as Nate from the series "Euphoria") will star in the highly anticipated film, "Wuthering Heights", directed by Emerald Fennell. Emerald is one of the most popular directors, who has previously made the movie adaptation of "Promising Young Woman", as well as the sensational film "Saltburn".

Dyshja që nuk e prisnim! Margot Robbie dhe Jacob Elordi në filmin e

Robbie, who recently starred in the record-breaking Barbie, has produced both of Fennell's previous films.

Dyshja që nuk e prisnim! Margot Robbie dhe Jacob Elordi në filmin e

On the other hand, Elordi played in "Saltburn", where he may have known the actress Margot Robbie.

Dyshja që nuk e prisnim! Margot Robbie dhe Jacob Elordi në filmin e

There are no details yet on Fennell's adaptation of Emily Brontë's masterpiece, but people are very enthusiastic and looking forward to the film.

Dyshja që nuk e prisnim! Margot Robbie dhe Jacob Elordi në filmin e

Brontë's novel has had many adaptations over the years, such as William Wyler's version in 1939 and Andrea Arnold's in 2011. The subject of the work shows the chaotic relationship of Heathcliff and Catherine, who are played precisely by Elordi and Robbie.

Suggested Articles: