
Aktorja Olivia Munn dhe John Mulaney tashmë janë një familje prej katër pjesëtarësh. Çifti ka njoftuar lindjen e fëmijës së dytë, përmes një gruaje surrogate, vetëm disa muaj pasi aktorja foli publikisht për betejën e saj me kancerin e gjirit.
“Méi June Mulaney erdhi në botë më 14 shtator 2024,” shkruan aktorja në Instagram, ndërsa tregon emocionet e saj.
“Kisha kaq shumë emocione, aq sa kisha frikë nëse do mund ta mbaja vajzën në krah. Kur takova për herë të parë nënën surrogate, folëm si nëna me nënën. Ajo më shfaqi shumë dashamirësi dhe mirëkuptim, sa më dukej sikur kisha gjetur një engjëll në tokë. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dot mirënjohjen për faktin që ajo mundi të mbajë për nëntë muaj të sigurt vajzën tonë” shkruan Munn.
View this post on Instagram
Aktorja dhe komediani i njohur publikuan në Instagram disa foto me të foshnjën e porsalindur, por edhe me djalin e tyre Malcolm Hiep Mulaney, buzë oqeanit.
Kujtojmë që për aktoren, muajt e fundit kanë qenë shumë të vështirë nga aspekti shëndetësor, sidomos pasi ajo foli për një trajtim kundër kancerit të gjirit, që përfshinte operacione të shumta si mastektomi të dyfishtë, plus një histerektomi për të hequr mitrën dhe tubat fallopiane.
Olivia zbuloi se pas dy ndërhyrjeve të fundit, ajo dhe bashkëshorti iu nënshtruan procedurës IVF, ku krijuan dy embrione të shëndetshme dhe fakti që ata zgjodhën një nënë surrogate për të shtuar familjen e tyre ishte një vendim i paramenduar.
Emri i vogëlushes, Méi, ndryshe do të thotë “kumbull" në gjuhën kineze. Nëna e aktores është me origjinë kineze dhe në postimin e saj pas ardhjes në jetë të vogëlushes, ajo si gjyshe ka shkruar: "Jam shumë e lumtur për kumbullën time të vogël, dragoin tim të vogël që bëri udhëtimin e parë për të qenë me ne. Zemra ime po shpërthen nga emocionet."
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: E News