Showbiz dhe TV

Julia Ilirjani flet për diagnostikimin me kancer: "Kam ngrirë kur më telefonuan nga spitali"

Shkruar nga Anabel

22 Shtator 2024

Julia Ilirjani flet për diagnostikimin me kancer: "Kam ngrirë kur

Aktorja Julia Ilirjani ka qenë e ftuar në emisionin “S’e luan Topi” përballë gazetares Erjona Rusi, kur përveç eksperiencës në “Big Brother Vip Albania 3”, marrëdhënies me ish-banorët, apo jetën mes Shqipërisë dhe SHBA, ajo ka prekur edhe një nga "momentet më të vështira" në jetën e saj siç e konsideron ajo, betejën me sëmundjen e kancerit.

Julia thotë se në momentin që e telefonuan nga spitali i New York-ut, trupi i saj thjesht ngriu!

“Më është ftohur trupi dhe kam ngrirë kur më morën në telefon nga spitali dhe unë diagnostikohem me sëmundjen më të keqe. Ka qenë një melanomë shumë e avancuar dhe e egër. Takoj mjekun dhe më thotë që duhet të futem me urgjencë në sallë të operacionit. Unë refuzova sepse më parë doja të takoja prindërit. Operacioneve asnjëherë nuk u dihet...,” thotë ajo gjatë bisedës.

Sigurisht, pas marrjes së lajmit kanë qenë mendimet e këqija dhe frikërat ato që e bën Julian të përballej me një situatë që nuk e kishte parashikuar kurrë më parë.

“Në kokë të vërshojnë shumë gjëra, por unë nuk kisha frikë nga vdekja. E kuptova që nuk ishte frikë, e para për vajzën: "Çfarë do ndodhë, kujt do t’ia lë?"; mendimi i dytë më vinte për prindërit, nuk është normale të ikë fëmija para prindit,” u shpreh aktorja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by S'e Luan Topi (@seluantopi)

Pas ndërhyrjes dhe terapisë, Julia thotë se është sërish nën monitorim të vazhdueshëm për gjendjen e saj nga mjekët në SHBA.

“Sot mendoj që jam mirë! Jam akoma në monitorim dhe do jem gjithë jetën time. U bënë fiks pesë vjet nga ndërhyrja, por unë shpresoj të bëj 10 vjet pa asnjë lloj shenje rikthimi të sëmundjes,” përfundon ajo.  

Artikuj të sugjeruar: