Metropolitan

‘Je suis mona’; dokumentari mbi jetën e Elton Ilirjanit merr dy çmime prestigjoze në NY dhe Londër

‘Je suis mona’; dokumentari mbi jetën e Elton Ilirjanit merr dy

Parakalimi i tij nëpër pasarelat më prestigjoze të modës në botë, duket se ka ndikuar më shumë se pozitivisht në karrierën e sipërmarrësit dhe aktivistit shqipar Elton Ilirjni, i cili çdo ditë e më shumë tashmë po njihet edhe si supermodeli kontravers i stilistëve të famshëm. Portofolit të suksesve në karrierën e tij të modelingut sapo i janë shtuar dy çmime tejet prestigjoze, duke bërë që emri Elton Ilirjani të radhitet me krenari krah më të mëdhenjve të modës në botë. Dokumentari ‘Je suis mona’, që shfaq jetën e aktivistit shqiptar ka mundur të notojë mbi konkurrentët e tjerë duke u shpallur fitues në dy metropole të njohur.

‘Je suis mona’; dokumentari mbi jetën e Elton Ilirjanit merr dy

‘Je suis mona’; dokumentari mbi jetën e Elton Ilirjanit merr dy

Në edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Modën në New York, i mbajtur në Shtator 2024 në Muzeun e Arteve dhe Dizajnit në Manhattan, u bashkuan krijuesit e filmave të modës për të shfaqur një koleksion të vecantë filmash. Në këtë festival, u nda cmimi "Trailblazer 2024" për filmin që solli një koncept të ri, i cili shkoi për dokumentarin "Je Suis Mona", me Elton Ilirjanin si protagonist, i realizuar nga Malan Breton.

Përvec suksesit në New York, dokumentari gjithashtu fitoi cmimin "LGBTQ Talent" në Festivalin e Filmit të Modës në Londër, duke njohur ndikimin dhe kontributin e Eltonit në komunitetin LGBTQ+.

‘Je suis mona’; dokumentari mbi jetën e Elton Ilirjanit merr dy

Elton Ilirjani, supermodel ndërkombëtar, aktivist dhe filantropist, ishte subjekti i dokumentarit të ri "Je Suis Mona", që eksploron udhëtimin e tij në botën e modës dhe mënyrën se si ai shpreh veten. Filmi, i drejtuar nga Malan Breton dhe Yongxin Li, u nominua gjithashtu për dy cmime të tjera në festival: "Dokumentari më i Mirë i Modës" dhe "Mesazhi më i Mirë".

‘Je suis mona’; dokumentari mbi jetën e Elton Ilirjanit merr dy

Ky bashkëpunim i suksesshëm mes Elton Ilirjanit dhe stilistit Malan Breton është vetëm fillimi i një sërë punësh ambicioze që dyshja pritet të sjellë në të ardhmen. Malan Breton është një nga markat më të larmishme në modë, duke përfshirë kategori të ndryshme si parfume, aksesorë, dhe prodhime televiziv. Ai është gjithashtu pionier në përdorimin e teknologjisë në modë, duke sjellë inovacione si dyqani i modës me kriptovaluta dhe përdorimin e VR në industri. 

Malan Breton është një stilist, këngëtar, aktor, kostumograf, regjisor, producent televiziv, shkrimtar, muzikant, kompozitor, producent dhe kolumnist i vlerësuar me çmime. Koleksionet e tij janë veshur nga Priyanka Chopra, Fan Bing Bing, Janelle Monae, Saweetie, Kylie Minogue, Billy Porter, Lorde, Little Mix, Vivica A Fox, Paula Abdul, Sean Young, Bebe Rexha, George Takei, Minnie Driver, Fantasia, Lea Salonga, Hannah Waddingham, Roisin Murphy, Consuelo Vanderbilt, Jean Shafiroff dhe shumë të tjerë.

Dizenjot e tij janë paraqitur në mbi 200 kopertina të revistave ndërkombëtare duke zbukuruar kopertinat e Vogue, Elle, Harpers Bazaar, Glamour, GQ, L'Officiel, The Times, Desnudo, The Sunday Express, OK! Dhe të tjerët. Koleksioni Malan Breton është ftuar të prezantojë koleksione te Familja Mbretërore Britanike, Qeveria e Republikës së Kinës (Tajvan) Austri, Tajlandë dhe Shenzhen. Dhe është paraqitur në filma, koncerte dhe qilima të kuq si Tonys, Academy Awards, The SAG Awards, Cannes, BAFTA's dhe Oliviers.

Elton Ilirjani dhe Malan Breton po vijnë si një ekip dinamik që sjell një frymë të re në botën e modës dhe artit. Kjo është një arritje e rëndësishme për ta dhe një hap përpara në njohjen e diversitetit dhe kreativitetit në industri.

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee