Metropolitan

Bebi Bieber paska sjellë shumë gëzim! Mami i Justin flet me shumë entuziazëm për nipin ^.^

Bebi Bieber paska sjellë shumë gëzim! Mami i Justin flet me
FOTO: Steve Granitz/WireImage

Më pak se një muaj nga lindja e bebeshit Jack Blues Bieber, këngëtari i hitit “Sorry” dhe influencuesja e njohur janë treguar shumë të përmbajtur në reagimet e tyre apo daljet në publik si prindër për herë të parë. Por, kjo nuk do të thotë që gjyshërit të veprojnë njësoj!

Të paktën, Pattie Mallette, mamaja e Justin, nuk e fsheh gëzimin e të bërit gjyshe për herë të parë duke e ndarë këtë ndjesi virtualisht me të gjithë.

49-vjeçarja ka postuar një moment nga emisioni “Saturday Night Live” të Molly Shannon-it përpara 11 viteve, ku aktorja Helen Madden u pyet për ndjesinë e të qenit gjyshe.

"E dua, e dua, e dua! E dua në çdo sekondë të jetës sime,” dëgjohet në momentin e videos që mamaja e Justin ka postuar në Instastory, duke shtuar se “hera e parë si gjyshe është fiks kjo ndjesi!"

Por, kjo nuk është hera e parë që ajo reagon për ndryshimin e statusit si gjyshe e fëmijës së parë të Justin dhe Hailey-t. Pasi, prindërit e famshëm ndanë me të gjithë lajmin e ardhjes në jetë të bebushit Jack Blues Bieber, ajo shkroi pak orë pas lindjes:

"Oh zemra ime. Mirë se vjen vogëlushi Jack! Të dua shumë! Faleminderit Zot. Çfarë mrekullie!"

Edhe babai i Hailey-t, Stephen Baldwin, ka reaguar në këtë postim duke treguar gëzimin e të qenit gjysh. 

"Urime për ju të dy dhe falënderimi i takon Zotit që vazhdon të bekojë familjet tona."

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: E News

REELS

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Justin Bieber's mom talks about being a grandmother

Bebi Bieber paska sjellë shumë gëzim! Mami i Justin flet me
PHOTO: Steve Granitz/WireImage

Less than a month after the birth of baby Jack Blues Bieber, the singer of the hit song "Sorry" and the well-known influencer have been very reserved in their reactions or public appearances as parents for the first time. But, this does not mean that grandparents act the same!

At least Pattie Mallette, Justin's mom doesn't hide the joy of becoming a grandmother for the first time by sharing this feeling virtually with everyone.

The 49-year-old posted an iconic moment from Molly Shannon's "Saturday Night Live" show 11 years ago, where actress Helen Madden was asked what it felt like to be a grandmother.

"I love him, I love him, I love him! I love him every second of my life," is heard at the moment of the video that Justin's mother has posted on Instastory, adding that "the first time as a grandmother, this feeling is fixed!"

But this isn't the first time she's reacted to the change in status as a grandmother to Justin and Hailey's first child. After the famous parents shared with everyone the news of the birth of baby Jack Blues Bieber, she wrote a few hours after the birth:

"Oh my heart. Welcome baby Jack!! I love you so much! Thank you God. What a miracle!"

Even Hailey's father, Stephen Baldwin, has reacted to this post, not hiding the joy of being a grandfather. 

"Congratulations to you both and thanks to God for continuing to bless our families."

Suggested articles: 

 

Source: E News