Nëse do na thoshin se Rihanna del kështu nga dushi, do e besonim të gjithë, sinqerisht! Por, në prezantimin e linjës së saj të re për kujdesin ndaj flokëve, këngëtarja na tregoi se mund të duket e veshur bukur edhe me një robdishamber me të cilin rri rehat në shtëpi. Gjithnjë nëse e stiloni në mënyrën e duhur dhe i shtoni elementët e nevojshëm.
Ajo mund të kishe zgjedhur dhe një palë pantofla për të qenë rehat gjatë prezantimit, pse jo dhe për t’ju përshtatur stilit të veshjes, por jo. Rihanna e ktheu gjithçka në elegancë duke shtuar këpucët me takë të lartë dhe në ngjyrë floriri me një zinxhir te kyçi i këmbës plot me gurë të çmuar. Flokët e drejtuara dhe me onde dhe grimi pak i rëndë, vathët e diamantit dhe unazat e mëdha, ishin të gjithë detaje që e shndërruan veshjen e Rihanna-s nga tipike praktike dhe sportive në një stil super elegant.
Dhe kjo nuk është hera e parë që e bën!
Artikuj të sugjeruar:
- Gocat VIP kanë aprovuar trendin më të lezetshëm të sezonit
- Thonjtë e Rihanna-s janë sugjerimi më i bukur për thonjtë e vjeshtës
- Një dramë e re? Rihanna injoron totalisht Naomi Campbell dhe njerëzit kanë një teori
- Rihanna e çon trendin e xhinseve të gjera në një tjetër nivel
- Natalie Portman thotë se Rihanna e ndihmoi gjatë divorcit, por si?
Burimi: Glamour