Health

Mirënjohja mund të ndikojë në jetëgjatësi, sipas këtij studimi

Mirënjohja mund të ndikojë në jetëgjatësi, sipas

Në jetën e përditshme, shpesh harrojmë të ndalemi për të shprehur mirënjohje, edhe për gjërat më të vogla. Megjithatë, studimet e fundit tregojnë se mirënjohja ka një ndikim shumë më të madh sesa thjesht përmirësimi i humorit tonë. Një studim i publikuar nga Harvard në shtator 2024 thekson rëndësinë e mirënjohjes, jo vetëm për shëndetin mendor, por edhe për mirëqenien fizike dhe jetëgjatësinë.

Mirënjohja, shëndeti dhe jetëgjatësia

Si mund të ndikojë fuqia e mirënjohjes në jetën tonë? Hulumtimet e fundit tregojnë se mirënjohja sjell një sërë efektesh pozitive për shëndetin, duke përfshirë mirëqenien emocionale dhe shoqërore, rrezik më të ulët të depresionit dhe mund të jetë kontribues i favorshëm për shëndetin kardiovaskular.

Tashmë, të dhëna të reja nga "Nurses Health Study" tregojnë se mirënjohja mund të zgjasë jetën.

"Mirënjohja ka qenë një nga aktivitetet më të studiuara që kontribuon në mirëqenie, por nuk mundëm të gjenim asnjë studim të mëparshëm që të shqyrtonte efektet e saj mbi vdekshmërinë dhe jetëgjatësinë, për çudi," - thotë VanderWeele, bashkëautor i kërkimit të ri.

Çfarë shqyrtoi studimi?

I publikuar në korrik 2024 në "JAMA Psychiatry", studimi i ri u bazua në të dhëna nga 49,275 gra të regjistruara në "Nurses Health Study". Mosha mesatare e tyre ishte 79 vjeç. Në vitin 2016, pjesëmarrëset plotësuan një pyetësor me gjashtë pyetje mbi mirënjohjen, ku renditën pëlqimin e tyre me deklarata të tilla si: "Kam kaq shumë në jetë për të cilat jam mirënjohëse" dhe "Nëse do të duhej të rendisja gjithçka për të cilën ndihem mirënjohëse, lista do të ishte shumë e gjatë."
 
Katër vjet më vonë, studiuesit shqyrtuan të dhënat mjekësore të pjesëmarrëseve për të përcaktuar se kush kishte ndërruar jetë. Kishte 4,608 vdekje nga të gjitha shkaqet, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, kancerin, sëmundjet respiratore, sëmundjet neurodegjenerative, infeksionet dhe dëmtimet. Vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare - një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve te gratë dhe burrat në SHBA- ishin shkaku më i zakonshëm i vdekjeve.

Çfarë zbuluan studiuesit?

Pjesëmarrëset me pikët më të larta të mirënjohjes kishin 9% më pak rrezik për të ndërruar jetë gjatë katër viteve të ardhshme, në krahasim me ato që kishin pikët më të ulëta. Kjo nuk ndryshoi pasi u morën parasysh gjendja fizike, rrethanat ekonomike dhe aspekte të tjera të shëndetit mendor dhe mirëqenies. Mirënjohja dukej se ndihmonte në mbrojtjen nga çdo shkak i vdekjes, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare.

Por çfarë do të thotë kjo në të vërtetë?

"Zvogëlimi prej 9% në rrezikun e vdekshmërisë është domethënës, por jo i jashtëzakonshëm," - thotë VanderWeele.

"Ajo që është e jashtëzakonshme te mirënjohja është që kushdo mund ta praktikojë atë. Kushdo mund të vërejë atë që ka rreth vetes dhe të shprehë mirënjohje për atë që është e mirë në jetën e tij", shton ai.

Ndërkohë që studimi nuk arriti të përcaktojë saktësisht pse mirënjohja lidhet me jetëgjatësinë, VanderWeele beson se disa faktorë mund të kontribuojnë.

"Dimë që mirënjohja bën që njerëzit të ndihen më të lumtur. Kjo, në vetvete, ka një efekt sado të vogël mbi rrezikun e vdekshmërisë," - thotë ai.

"Praktikimi i mirënjohjes mund të bëjë gjithashtu që dikush të jetë më i motivuar për t'u kujdesur për shëndetin e vet. Ndoshta individët që praktikojnë mirënjohjen kanë më shumë gjasa të paraqiten në vizita mjekësore ose të ushtrohen. Mirënjohja mund të ndihmojë gjithashtu në marrëdhënie dhe mbështetje sociale, që dimë se kontribuojnë në shëndet”, shton më tej.

Cilat janë kufizimet dhe anët e forta të studimit?

Studimi ishte vëzhgues, që do të thotë se nuk mund të vërtetojë se mirënjohja ndihmon njerëzit të jetojnë më gjatë, vetëm se ekziston një lidhje. Grupi i analizuar është pika më e fortë, por edhe kufizim më i madh i këtij kërkimi. Të gjitha pjesëmarrëset ishin gra të moshuara me status të lartë ekonomik dhe shumica dërrmuese ishin të së njëjtës ngjyrë lëkure (të bardhë).
 
"A është ky efekt jetëgjatësie i vlefshëm edhe për burrat, për të rinjtë dhe për ata me burime më të pakta ekonomike?" - pyet VanderWeele. "Këto mbeten pyetje të hapura."

Gjashtë pyetje për të nxitur mirënjohjen

Nuk ndiheni veçanërisht mirënjohës/e sot? Ju keni fuqinë për ta ndryshuar këtë. Pyetjet si më poshtë mund të nxisin mirënjohjen:
 
- Çfarë ndodhi sot që më ndryshoi ditën për mirë?
- Çfarë po e marr si të mirëqenë, për të cilën mund të jem mirënjohës/e?
- Cilët persona në jetën time janë të rëndësishëm për mua?
- Cili libër, film apo video më ka pëlqyer së fundmi dhe pse?
- Për çfarë jam më shumë në pritje këtë javë, muaj dhe vit dhe pse?
- Cila është gjëja më e mirë që dikush ka thënë apo ka bërë kohët e fundit?
 
Mirënjohja nuk është vetëm një ndjenjë kalimtare, por një praktikë që mund të ndryshojë rrënjësisht shëndetin dhe jetën tuaj. Të qenit të vetëdijshëm për të mirat që kemi në jetë është një nga mënyrat më të thjeshta për të përmirësuar cilësinë e jetës sonë dhe për të zgjatur vitet tona.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Gratitude may be the key to longevity, according to this study

Mirënjohja mund të ndikojë në jetëgjatësi, sipas

In everyday life, we often forget to stop to express gratitude, even for the smallest things. However, recent studies show that gratitude has a much bigger impact than just improving our mood. A study published by Harvard in September 2024 emphasizes the importance of gratitude, not only for mental health, but also for physical well-being and longevity.

Gratitude, health and longevity

How can the power of gratitude affect our lives? Recent research shows that gratitude has a number of positive health effects, including emotional and social well-being, lower risk of depression, and may be a beneficial contributor to cardiovascular health.

Now, new data from the Nurses Health Study shows that gratitude can extend life.

"Gratitude has been one of the most studied activities that contribute to well-being, but we could find no previous studies examining its effects on mortality and longevity, surprisingly," says VanderWeele, co-author of the new research.

What did the study examine?

Published in July 2024 in JAMA Psychiatry, the new study was based on data from 49,275 women enrolled in the Nurses Health Study. Their average age was 79 years. In 2016, participants completed a six-question gratitude questionnaire in which they ranked their liking of statements such as: “I have so much in life that I am grateful for” and “If I had to list everything I feel thankfully, the list would be very long."
 
Four years later, the researchers reviewed the participants' medical records to determine who had died. There were 4,608 deaths from all causes, including cardiovascular disease, cancer, respiratory disease, neurodegenerative disease, infection and injury. Deaths from cardiovascular disease—one of the leading causes of death among women and men in the U.S.—were the most common cause of death.

What did the researchers discover?

Participants with the highest gratitude scores had a 9% lower risk of dying over the next four years compared to those with the lowest scores. This did not change when physical condition, economic circumstances and other aspects of mental health and well-being were taken into account. Gratitude appeared to help protect against all causes of death, including cardiovascular disease.

But what does this actually mean?

"The 9% reduction in mortality risk is significant, but not extraordinary," says VanderWeele.

"What's great about gratitude is that anyone can practice it. Anyone can notice what's around them and express gratitude for what's good in their life," he adds.

While the study was unable to determine exactly why gratitude is linked to longevity, VanderWeele believes several factors may contribute.

"We know that gratitude makes people feel happier. That, in itself, has a small effect on mortality risk," he says.

"Practicing gratitude can also make someone more motivated to take care of their health. Perhaps individuals who practice gratitude are more likely to show up for medical appointments or exercise. Gratitude can also help relationships and social support, which we know contribute to health," he adds.

What are the limitations and strengths of the study?

The study was observational, meaning it can't prove that gratitude helps people live longer, only that there is a link. The analyzed group is the strongest point, but also the biggest limitation of this research. All participants were elderly women of high economic status and the vast majority were of the same skin color (white).
 
"Is this longevity effect also valid for men, young adults, and those with fewer economic resources?" VanderWeele asks. "These remain open questions."

Six Questions to Foster Gratitude

Not feeling particularly grateful today? You have the power to change this. Questions like the following can encourage gratitude:
 
- What happened today that changed my day for the better?
- What am I taking for granted that I can be grateful for?
- Which people in my life are important to me?
- Which book, movie or video did I like recently and why?
- What am I most looking forward to this week, month and year and why?
- What is the best thing someone has said or done recently?
 
Gratitude is not just a fleeting feeling, but a practice that can fundamentally change your health and life. Being aware of the good things we have in life is one of the easiest ways to improve the quality of our lives and extend our years.