Charlie Puth dhe Brooke Sansone janë tashmë të martuar! Pas dy vitesh lidhjeje, muzikanti 32-vjeçar dhe koordinatorja e marketingut digjital u kurorëzuan më 7 shtator në shtëpinë familjare të Puth në Montecito, Kaliforni. Ata e bënë publik lajmin 10 ditë më vonë, më 17 shtator, përmes një postimi në Instagram.
View this post on Instagram
Në fotot nga ceremonia e mbajtur në ambient të hapur, që Puth ndau me ndjekësit, Brooke shfaqet mahnitëse me një fustan të bardhë pa rripa, ndërsa autori i hitit “See You Again” kishte veshur një kostum të zi me detaje dantelle të bardhë.
"Brooke, të dua... gjithmonë të kam dashur," shkroi Puth në postim. "Me ty, jam versioni im më i mirë. Të premtoj që do të të dua çdo ditë të kësaj jete dhe akoma më shumë kur të shkojmë përtej saj."
"Faleminderit që më bëre njeriun më të lumtur në botë," shtoi ai. "Gjithmonë ke qenë ti."
View this post on Instagram
Çifti ka qenë në një lidhje që nga qershori i vitit 2022, megjithëse të dy janë rritur në New Jersey - një fakt që ata e nderuan duke zgjedhur këngën e Bruce Springsteen, "Jersey Girl", për kërcimin e parë, sipas Vogue. Pas një viti dhe tre muaj së bashku, Puth fluturoi nga Los Angelos në New York dhe i propozoi Sansone në orën 11:11 të datës 5 shtator 2023.
Në tetor të vitit 2022, gjatë një interviste në "The Howard Stern Show", Puth kishte zbuluar se ishte "kokë e këmbë i dashuruar" me "dikë me të cilën ishte rritur".
"Ndërsa jeta ime bëhet më e trazuar dhe udhëtoj në çdo cep të botës, është mirë të kesh dikë pranë që e njeh për një kohë të gjatë," shtoi ai.