Relationships

Çfarë është “prindërimi dembel” dhe a është i duhuri për fëmijët?

Çfarë është “prindërimi dembel” dhe a
FOTO: GettyImages/SolStock

Prindërimi nuk është gjithmonë një nga kapitujt më pranues dhe gjithëpërfshirës, sidomos kur përballë jush është një fëmijë i/e pabindur, që qan shumë, tekanjoz/e etj. Por, një video e publikuar së fundmi në TikTok nga një nënë me emrin e profilit Leahova ka marrë vëmendjen e shumë prindërve në mbarë botën.

Si nënë e katër fëmijëve, ajo thotë se duhet praktikuar “prindërimi dembel”, më saktë ideja e të mos bërit të shumë gjërave për fëmijët tuaj. Kjo nënë nga Kalifornia beson se ky lloj prindërimi është i duhuri sepse krijon pavarësi, siguri dhe i përgatit fëmijët për jetën dhe të ardhmen e tyre.

@leahova Kids love to feel independent, as long as they know you'll be there if they need you #parenting #lazy ? original sound - Leahova

Çfarë është saktësisht “prindërimi dembel”?

Prindërimi dembel është ideja që prindërit të bëjnë një hap prapa dhe t'i lënë fëmijët e tyre të përmbushin shumë nga detyrat gjatë ditës. Ky lloj prindërimi ka për qëllim t'i ndihmojë ata të ndërtojnë besim, pavarësi dhe përgjegjësi në raport me veten, familjarët dhe mjedisin ku ata gjenden.

Kur funksionon ky lloj prindërimi?

A po bëjnë prindërit shumë për fëmijët, sidomos në ditët që jetojmë? Ekspertët e prindërimit jo vetëm që e pohojnë si qasje, por shkojnë përtej kësaj me qëndrimin e tyre.

"Unë e shoh këtë gjatë gjithë kohës, pasi prindërit nisur nga qëllimi i mirë bëjnë gjëra për fëmijët që në fakt ata janë plotësisht të aftë për t'i bërë vetë," thotë terapistja Amy McCready. "Ne e bëjmë këtë në emër të dashurisë sepse duam të jemi të dobishëm dhe sepse është më e lehtë për të gjithë, por është një dëm i jashtëzakonshëm për fëmijët tanë. Kjo sjellje u “grabit” atyre aftësitë thelbësore të jetës, madje u merr edhe besimin."

Kur duhet të përfshihen prindërit?

Prindërit duhet të japin një dorë ose të marrin drejtimin e situatave kur fëmijët, dukshëm, po luftojnë përtej nivelit të tyre të aftësive. Madje, kur prindërit ndërhyjnë dhe ndihmojnë, mënyra në të cilën ata e bëjnë këtë është shumë e rëndësishme.

"Është e rëndësishme që t’i mbështesim fëmijët dhe jo të jemi shpëtimtarët e tyre. Roli ynë është t'i drejtojmë ata përmes sfidave dhe t‘i inkurajojmë në zgjidhjen e problemeve me besim dhe qëndrueshmëri," përfundon McCready.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Parents

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

What is "lazy parenting" and is it right for children?

Çfarë është “prindërimi dembel” dhe a
PHOTO: GettyImages/SolStock

Parenting is not always one of the most accepting and inclusive chapters, especially when in front of you is a child who is disobedient, cries a lot, is lonely, etc. But, a video recently published on TikTok by a mother with the profile name Leahova that has caught the attention of many parents around the world.

As a mother of four, she says one should practice "lazy parenting," or rather the idea of ​​not doing too much for your children. This California mother believes that this type of parenting is the right one because it creates independence, security and prepares children for life and their future.

@leahova Kids love to feel independent, as long as they know you'll be there if they need you #parenting #lazy ♬ original sound - Leahova

What exactly is "lazy parenting"?

Lazy parenting is the idea that parents take a step back and let their children accomplish many of the tasks during the day. This type of parenting aims to help them build confidence, independence and responsibility in relation to themselves, their families and the environment in which they find themselves.

When does this type of parenting work?

Are parents doing too much for their children, especially these days? Parenting experts not only affirm it as an approach, but even go beyond it with their attitude.

"I see this all the time, as well-meaning parents do things for kids that they're actually perfectly capable of doing themselves," says therapist Amy McCready. "We do this in the name of love because we want to be helpful and because it's easier for everyone, but it's a tremendous disservice to our children. This behavior robs them of essential life skills, even erodes them. and faith."

When should parents be involved?

Parents should lend a hand or take the lead in situations where children are clearly struggling beyond their skill level. Even when parents do step in and help, the way in which they do so is very important.

"It is important that we support children and not be their saviors. Our role is to guide them through challenges and encourage them to solve problems with confidence and resilience," concludes McCready.

Suggested articles: 

 

Source: Parents