Qoftë nga mjeku juaj, apo prindërit, këshilla për të pushuar ka qenë gjithmonë e njëjtë: Sigurohu që po bën mjaftueshëm gjumë! Të gjithë kemi pasur ato net kur qëndrojmë zgjuar shumë vonë dhe e ndiejmë efektin e saj ditën tjetër. Por çfarë ndodh kur bëni mjaftueshëm gjumë dhe prapë ndiheni të lodhur?
Në të vërtetë, cilësia e gjumit është po aq e rëndësishme sa sasia. Ja disa arsye të mundshme që mund të ndikojnë në lodhjen tuaj, edhe pas një gjumi të plotë.
1. Çrregullime të gjumit
Nëse ndiheni të përgjumur gjatë ditës, mund të jetë një shenjë e një çrregullimi të gjumit. Për shembull, apnea e gjumit, një gjendje që shkakton ndalimin e frymëmarrjes gjatë gjumit, shpesh i bën njerëzit të ndihen vazhdimisht të lodhur.
Çrregullime të tjera të gjumit që shkaktojnë lodhje gjatë ditës përfshijnë:
Pagjumësinë - Një çrregullim gjumi ku njerëzit kanë probleme me gjumin. Ata mund të kenë vështirësi të bien në gjumë, ose të qëndrojnë në gjumë për aq kohë sa dëshirojnë.
Narkolepsinë - Ajo shkakton përgjumje të konsiderueshme gjatë ditës dhe “sulme gjumi”. Ajo karkterizohet nga një dëshirë dërrmuese për të fjetur dhe gjumë i dobët gjatë natës.
Hipersominë - Një çrregullim i gjumit në të cilin ndjesia e përgjumjes nuk pushon kurrë, edhe pasi keni fjetur gjithë natën ose keni fjetur disa herë gjatë ditës.
2. Probleme me gjendrën tiroide
Në disa raste, lodhja juaj mund të jetë një shenjë e problemeve me gjendrën tiroide. Konkretisht, një tiroide e ngadaltë, e cila nuk prodhon mjaftueshëm hormone, mund të ngadalësojë metabolizmin dhe të çojë në lodhje të vazhdueshme.
3. Probleme të shëndetit mendor
Nëse keni përjashtuar çrregullimet e gjumit dhe çështje të tjera të lidhura me gjumin, mund të konsultoheni me një mjek për të parë nëse lodhja juaj ka lidhje me stresin apo me një sëmundje mendore. Gjendje si ankthi apo depresioni mund të ndikojnë që të ndiheni të lodhur gjatë ditës edhe nëse keni bërë mjaftueshëm gjumë. Çrregullimet e humorit si çrregullimi bipolar apo çrregullimi dismorfik para menstruacioneve mund të shkaktojnë ndjesi lodhjeje gjatë ditës.
4. Anemia
Në disa raste, ndjenja e vazhdueshme e lodhjes mund të jetë shenjë e anemisë. Edhe nëse bëni tetë orë gjumë, mungesa e hekurit mund të shkaktojë mungesë energjie nëse nuk trajtohet. Përveç lodhjes, do të përjetoni dhe simptoma të tjera që lidhen me aneminë. Nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur edhe pas një gjumi të plotë, mund të jetë e dobishme të konsultoheni me një specialist për të identifikuar arsyen dhe për të gjetur zgjidhjen e duhur.
Artikuj të sugjeruar:
- 5 shenja që tregojnë se duhet t’i japësh përparësi shëndetit tënd mendor
- 6 ushqime që ndikojnë në shëndetin dhe formën e trurit
- Pse e hëna është kaq e lodhshme dhe si ta bëni një ditë më të mirë
- 6 arsyet pse mund të ndihesh gjithmonë i/e lodhur
- Pas këtij artikulli, do të doni të flini më shumë në fundjavë