Celebrity

Thuhet se takimi i Ben dhe Jen pati goxha prekje: “Ai s’i mbante dot duart larg saj”

Shkruar nga Anabel

17 Shtator 2024

Thuhet se takimi i Ben dhe Jen pati goxha prekje: “Ai s’i mbante dot

Një burim ekskluziv tha për Page Six se Ben Affleck nuk i mbante dot duart larg Jennifer Lopez, gjatë takimit të tyre të parë pas divorcit. Thuhet se regjisori i “Argo” donte të takohej me Lopez për të treguar se ata kanë mbetur miq dhe që paparacët t’i fotografonin.

Thuhet se takimi i Ben dhe Jen pati goxha prekje: “Ai s’i mbante dot

Megjithatë, tërheqja dhe kimia e tyre ndihej në ajër dhe Ben thjesht nuk rrinte dot pa e prekur Jennifer Lopez. Ata u takuan në Polo Longue, Beverly Hills bashkë me fëmijët e tyre.

“Sapo u takuan, ai thjesht nuk i largonte dot duart nga ajo”, tha burimi, duke shtuar: “Ata kanë pasur gjithnjë shumë kimi seksuale. Prekjet nuk ishin të planifikuara. Ata vijojnë të jenë shumë të tërhequr ndaj njëri-tjetrit”.

Thuhet se takimi i Ben dhe Jen pati goxha prekje: “Ai s’i mbante dot

Burimi theksoi se ishte ideja e Ben që ata të takoheshin në hotelin e famshëm, në mënyrë që publiku ta kuptonte se janë ish-a që kanë mbetur miq. “Ai i donte ato foto. Ai donte që të shihej. Paparacët qëndrojnë aty”, u shpreh burimi.

Thuhet se takimi i Ben dhe Jen pati goxha prekje: “Ai s’i mbante dot

Jennifer nënshkroi divorcin nga Ben më 20 gusht të këtij viti, fiks në përvjetorin e dytë të martesës. Burimet thonë se megjithëse ky takim pati shumë prekje dhe puthje, sërish procedurat e divorcit vijojnë.

Artikuj të sugjeruar: