Health

Thuajse gjysma e mjekëve nëpër botë janë përballur me ngacmime seksuale, sipas studimit

Thuajse gjysma e mjekëve nëpër botë janë përballur

Thuajse gjysma e mjekëve në mbarë botën janë ngacmuar seksualisht nga pacientët e tyre, zbuloi studimi i ri në rang global, i publikuar në “Internal Medicine Journal”.

Anembanë botës, 45% e mjekëve janë përballur me sulme dhe ngacmime të ndryshme seksuale. Më shumë se gjysma, 52.2% e mjekeve (vajzat dhe gratë) kanë përjetuar ngacmim seksual dhe 34.4% e mjekëve (djem e burra) janë përballur në të njëjtën situatë.

Mjekët vuajnë nga tipologji të ndryshme të ngacmimeve seksuale, duke përfshirë vëmendjen e padëshiruar seksuale, shaka me natyrë seksuale, ftesa nëpër takime, prekje në vende të papërshtatshme, letra dhe mesazhe me përmbajtje romantike dhe seksuale. Gjithashtu, ata kanë dëshmuar se janë përballur edhe me situata ku pacientët u tregojnë organet gjenitale, u tregojnë se janë të eksituar, si dhe kërkojnë ekzaminime dhe analiza të panevojshme.

Rezultatet u morën nga 22 punime të publikuara më parë mbi këtë tematikë, në pjesë të ndryshme të botës. Ato u analizuan nga Dr. Caroline Kamau-Mitchell në Birkbeck College, që është pjesë e Universitetit të Londrës.

Thuajse gjysma e mjekëve nëpër botë janë përballur

Kamau-Mitchell u shpreh se shifrat e larta të ngacmimeve seksuale duhet të shtyjnë spitalet, klinikat dhe ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor që të ndërmarrin masa dhe veprime më efikase për të mbrojtur mjekët karshi sulmeve dhe ngacmimeve të tilla.

"Unë rekomandoj që spitalet dhe klinikat t'i marrin seriozisht këto rezultate dhe t’u sigurojnë mjekëve që punojnë në reparte të izoluara, në turne të natës ose vetëm, mbrojtje nga kamerat dhe alarme paniku," tha ajo.

Sipas “Royal College of Physicians” (RCP), këto rezultate janë vërtet alarmante. Kolegji Mbretëror miratoi thirrjen e studiuesve dhe tha se mjekët kanë nevojë për mbrojtje nga ngacmimet që vijnë nga pacientët, veçanërisht në rastet kur punojnë vetëm.

Dr Hilary Williams, konsulente onkologe mjekësore dhe nënkryetare e RCP për Uellsin, tha:

“Spitalet gjatë natës mund të jenë të qetë dhe të errët me korridore të gjata dhe për fat të keq, ndërtesat mund të kenë siguri të kufizuar. Shumë shpesh, stafi natën detyrohet të parkojë larg, në qoshe të pandriçuara që nuk ofrojnë siguri.”

“Masat e duhura të sigurisë, si alarmet e panikut dhe kamerat, mund të ofrojnë mbrojtje jetike për mjekët, veçanërisht ata që punojnë vetëm ose në mjedise të izoluara. Por ne duhet të jemi të sigurt që masa të tilla nuk do të pengojnë privatësinë e pacientëve,” shtoi ajo.

Ngacmimi seksual nga pacientët ka bërë që mjekët të ndihen të pasigurt fizikisht gjatë punës dhe në disa raste, të mbyllin derën e zyrës së tyre kur janë vetëm, shtuan autorët. Disa kishin instaluar CCTV (kamera), ose kishin marrë masa të tjera sigurie në shtëpinë e tyre.

Rezultatet thonë: “Duke krahasuar rajone të ndryshme, përqindja e mjekëve dhe mjekeve që kishin përjetuar ngacmime seksuale nga pacientët ishte më e larta në Shtetet e Bashkuara. Vendet e tjera janë: Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia, Izraeli, Gjermania dhe Malajzia”.

Sipas Williams, ngacmimet e përsëritura me natyrë seksuale, mund të jenë një ndër arsyet pse mjekët vendosin të lënë punën në shërbimin shëndetësor, ndaj duhen gjetur mënyra se si mjekët të mund të raportojnë incidente të tilla dhe se si të mbrohen prej tyre.

"Ka shumë arsye të qarta pse stafi vazhdon të largohet nga shërbimi shëndetësor, duke përfshirë jo vetëm kërkesat dërrmuese me të cilat po luftojnë, por sulmet e dëmshme, të shpeshta dhe serioze, me të cilat përballen shumë mjekë po kontribuojnë drejtpërdrejt në këtë fushë," tha ajo.

“Ashtu si shumë forma të ngacmimit, kanalet e raportimit janë të dobëta. Absolutisht me të drejtë ka procese shumë të qarta për pacientët për të raportuar ngacmimet, por ka shumë më pak mbështetje për mjekët për të ngritur shqetësime për sjelljen e pacientit dhe familjes. Për fat të keq, stafi tani është aq i zënë sa shpesh është më e lehtë të vazhdohet dhe të durohet, në mënyrë që të mund të ofrohet me shpejtësi kujdesi për pacientin e ardhshëm”, u shpreh Kamau-Mitchell.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Almost half of doctors around the world have faced sexual harassment, according to the study

Thuajse gjysma e mjekëve nëpër botë janë përballur

Almost half of doctors worldwide have been sexually harassed by their patients, a new global study published in the "Internal Medicine Journal" revealed.

Around the world, 45% of doctors have faced various sexual assaults and harassment. More than half, 52.2% of doctors (girls and women) have experienced sexual harassment and 34.4% of doctors (boys and men) have faced the same situation.

Doctors suffer from different typologies of sexual harassment, including unwanted sexual attention, jokes of a sexual nature, invitations to meetings, touching in inappropriate places, letters and messages with romantic and sexual content. Also, they have testified that they have faced situations where patients show them their genitals, show them that they are excited, and demand unnecessary examinations and tests.

The results were obtained from 22 previously published papers on this topic, in different parts of the world. They were analyzed by Dr. Caroline Kamau-Mitchell at Birkbeck College, which is part of the University of London.

Kamau-Mitchell said the high rates of sexual harassment should prompt hospitals, clinics and other health care providers to take more effective measures and actions to protect doctors against such attacks and harassment.

"I recommend that hospitals and clinics take these results seriously and provide doctors working in isolated wards, on night shifts or alone, with camera protection and panic alarms," ​​she said.

According to the "Royal College of Physicians" (RCP), these results are truly alarming. The Royal College endorsed the researchers' call and said doctors need protection from harassment from patients, especially when working alone.

Dr Hilary Williams, consultant medical oncologist and RCP vice-chair for Wales, said:

“Hospitals at night can be quiet and dark with long corridors and unfortunately the buildings can have limited security. Too often, night staff are forced to park far away, in unlit corners that do not provide security."

“The right security measures, such as panic alarms and cameras, can provide vital protection for doctors, especially those working alone or in isolated environments. But we must be sure that such measures will not interfere with patients' privacy," she added.

Sexual harassment by patients has caused doctors to feel physically unsafe at work and, in some cases, to lock their office doors when they are alone, the authors added. Some had installed CCTV (cameras), or taken other security measures in their home.

The results say: “Comparing different regions, the percentage of male and female doctors who had experienced sexual harassment from patients was highest in the United States. The other countries are: United Kingdom, Canada, Australia, Israel, Germany and Malaysia".

According to Williams, repeated harassment of a sexual nature can be one of the reasons why doctors decide to leave the work in the health service, so it is necessary to find ways for doctors to report such incidents and how to protect themselves from them.

"There are many clear reasons why staff continue to leave the health service, including not only the overwhelming demands they are struggling with, but the damaging, frequent and serious assaults many doctors face are directly contributing to the field, she said.

“Like many forms of harassment, reporting channels are weak. Quite rightly there are very clear processes for patients to report harassment, but there is far less support for doctors to raise concerns about patient and family behaviour. "Unfortunately, staff are now so busy that it's often easier to hang on and be patient so that care can be provided quickly for the next patient," Kamau-Mitchell said.