Celebrity

U shfaqën bashkë & shumë të afërt: Ç’do të ndodhë me divorcin e J.Lo dhe Ben Affleck?

Shkruar nga Anabel

16 Shtator 2024

U shfaqën bashkë & shumë të afërt:

Ben dhe Jen na shokuan kur u shfaqën bashkë për të drekuar me fëmijët e tyre dhe sipas burimeve, po putheshin e mbanin duart. Megjithatë, njerëzit pranë tyre thonë se edhe pas këtyre momenteve të afërta, sërish dyshja po vijon me procedurat e divorcit.

U shfaqën bashkë & shumë të afërt:

“Ata drekuan që fëmijët të takoheshon. Jen po përpiqet të jetë miqësore me Ben. Ata po vijojnë me divorcin. Ata po punojnë miqësisht edhe për detajet që lidhen me financat”, u shpreh personi anonim.

Më tej, vijoi:

“Divorci nuk është kurrë i thjeshtë, por Jennifer nuk do të tregohet egoiste. Fëmijët janë gjithnjë të lumtur dhe shkojnë mirë bashkë. Ata gëzohen teksa shohin fëmijët që gëzohen. Fëmijët e lumtur janë prioriteti i tyre.

Ish-çifti i famshëm u fotografua duke drekuar me fëmijët respektivë në Beverly Hills Hotel në Kaliforni gjatë 14 shtatorit. Një burim tha për Page Six se Ben dhe Jen po qëndronin në Polo Longue dhe se ata ishin kapur për dore dhe po putheshin. “Fëmijët janë me ta, por në tavolina të ndara”, shtoi personi anonim.

U shfaqën bashkë & shumë të afërt:

Më pas, paparacët i fotografuan ata duke biseduar në një makinë të parkuar. J.Lo kishte veshur një palë xhinse të errëta dhe një crop top të zi, me mëngë të gjata. Affleck, një palë xhinse, një këmishë blu të errët dhe atlete.

Lajmi i papritur erdhi pasi J.Lo nënshkroi divorcin më 20 gusht të këtij viti, në përvjetorin e dasmës së saj dhe Ben në Georgia.

Artikuj të sugjeruar: