Abano Bogdo, i ftuar në “S’e luan Topi” ka folur për një prej rasteve më të diskutuar në karrierën e tij, referuar “batutës” së tij karshi Beatrix (dhe Alban) Ramosajt. Ai ceku këtë deklaratë shokuse dhe seksiste, duke thënë:
“Kur kam thënë atë batutë, isha njeriu më i urryer në Ballkan dhe kjo ndodhi në të njëjtën ditë kur u krye masakra në Kosovë nga një serb. Nuk u mor askush me atë. Po merreshin të gjithë për të. Reagimi ndaj meje ishte i ekzagjeruar dhe i papërshtatshëm. Pjesa më e madhe e reagimeve erdhën nga njerëz që nuk kishin lidhje me situatën e vërtetë. Mua më intereson sa është prekur Beatrix dhe Albani”, u shpreh aktori i humorit, a thua se njerëzit nuk mund të reagojnë për gjëra të ndryshme, të cilat nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Më tej, Albano u shpreh:
“Nuk kam arritur të komunikoj drejtpërdrejt me Beatrixën, por i kam kërkuar ndjesë, nga ana njerëzore. Po të kisha mundësi të komunikoja me të, nuk do të bëja komentet në emision. Nuk kam asgjë personale, përkundrazi, ajo ka qenë në "Apartamentin 2XL”.
Albano tha gjithashtu se mori vesh se Albano dhe Beatrix po kalonin një periudhë të vështirë dhe u larguan nga Shqipëria. Ai akuzoi njerëzit se ata "i zhdukën nga vendi" dhe se më pas, u morën me batutën e tij. Bogdo tha më pas se nuk do të donte të lëndonte askënd.
Nëse nuk e mbani mend deklaratën e aktorit, ai tha në late-night show-n e vet një “shaka” shumë seksiste dhe përçmuese për Beatrixën dhe Alban Ramosajn: “[Alban Ramosaj] është ai tipi që i q** motrën Donaldi në ‘Big Brother’”, tha asokohe aktori.
Vetë Trixa reagoi përmes një postimi në Instagram, ku tha:
“Ofendimet, cenimi i dinjitetit dhe moralit e mbi të gjitha, shpifjet nuk janë vese të cilat më karakterizojnë. Por ndryshe nga unë, zotëria Albano Bogdo, i zotëroka këto vese dhe i shfaq ato me krenari, duke i fshehur nën petkun e “komedisë satirike”. Por unë doja t’i thoja që me ato fjalë denigruese dhe të pavarteta nuk më ka lënduar mua, as vëllain e as fëmiljen time, nëse ky ka qenë qëllimi i tij, sepse kemi vite e vite që jetojmë në realitetin e hidhur të showbiz-it shqiptar e tashmë jemi imunë ndaj tij. Me këtë qëndrim, ti ke lënduar vajzat e gratë shqiptare që kërkojnë inspirim e shpresë në Shqipëri! Ti me këtë që bën, e mbyt atë dhe tregove dhe njëherë injorancën e burrit shqiptar që do të ngrejë veten duke ulur femrën! Sa për kontributin tonë në muzikë, zotërisë në fjalë do t’i duhet të kthehet shumë prapa në kohë nëse vërtet do të analizojë nga fillimi se çfarë arti i kemi dhënë unë dhe vëllai im, Albani, muzikës shqiptare. Ndërsa për të tjerat, masa ligjore po merren”.
Deklarata e tij ngjalli shumë polemika në rrjet dhe personazhet e famshëm reaguan ndaj saj. Albano i kërkoi ndjesë Beatrixës, por në njëfarë mënyre e bëri edhe më keq situatën.
Aktori i humorit ishte duke komunikuar me disa persona të tjerë, live në TikTok, ku u shpreh:
“M’u çuan gjithë moralistët e Shqipërisë, që në të vërtetë nuk kanë pikë morali në shpirt se unë i njoh shumë mirë. U çuan dhe më kryqëzuan a thua se kam bërë bërë 20 vrasje, kam vjedhur 20 banka, kam masakruar kombin, për një fjali që thashë, për një fjali që nuk kam gënjyer (?), megjithatë, i kërkoj falje me shpirt (Beatrixës), për mesazhet që mund t’i kenë shkuar, kaq”, tha ai, duke i mëshuar faktit që i kërkon ndjesë vetëm për shqetësimin, por jo për shakanë seksiste dhe mizogjene që ka bërë.
Ai vijoi se shqetësimi vjen nga këta “plehra” që më parë e kanë ofenduar para 2 viteve. “Ata e shanin, ata e mbrojtën dhe më shanë mua. Të njëjtat hiena që rrotullohen rreth së njëjtës kërmë, të njëjtës histori. Mjafton të hapësh gojën, të thuash diçka dhe atyre u jep bukë për të ngrënë”.
Albano tha gjithashtu: “E di si e kam regjistruar tek emisioni? (referuar puntatës së ardhshme të “Albano Shoë”) Ju kërkoj shumë ndjesë të dashur moralista që e thashë këtë fjali në të njëjtën javë që doli videoja false e Luana Vjollcës. Ta dija, do e kisha thënë një javë më vonë, që të hanit një javë bukë me Luanën, një javë bukë me mua”, a thua se e gjithë jeta dhe karriera jonë varet nga ato që thotë Albano në emisonin e tij.
Aktori nuk u ndal me kaq, por i cilësoi si “budallenj” njerëzit që i kanë shkruar dhe kanë reaguar mbi deklaratën e dhënë. Ai tha se nuk ka pasur për qëllim të ofendojë njeri dhe madje u betua për familjen. Në një tjetër moment, theksoi faktin se jo, s’po kërkon falje për “batutën”.
Artikuj të sugjeruar: