Kur vjen puna te trendet, Dua Lipa e ka treguar me prova që është ndër të parat që i materializon, si në stilin e veshjes, ndryshimet në ngjyrën e flokëve apo edhe grimin. Kanë mjaftuar disa foto në Instagram që gocat të besojnë se artistja ka rikthyer një prej trendeve të make up-it të viteve 2000, i preferuar nga shumë të famshme asokohe si Christina Aguilera, Britney Spears etj.
#1 Britney Spears
#2 Christina Aguilera
Me disa foto nga afër të portretit të Dua-s, ylli i muzikës botërore shfaqet me një ton të ftohtë argjendi, por me shkëlqim në pjesën e syve, rimel të theksuar dhe një vijëzim peneli.
Buzët me nuancë mat dhe me kontur dhe i gjithë grimi në tërësi janë një tjetër provë që Dua i është rikthyer një tendencë retro, që me shumë mundësi do të kthehet në trend për muajt e vjeshtës dhe dimrit.
Tonet e ftohta janë IN për këtë sezon
Artistja e ka vërtetuar kohët e fundit, përmes postimeve në Instagram, por edhe performancave në skenë se i është rikthyer fuqishëm nuancave prej argjendi dhe me efekt metalik. Në fakt, grimi me tone të ftohta do të jetë një nga tendencat më dominuese të bukurisë për këtë vjeshtë.
“Tonet e ftohta për vjeshtë dhe dimër do të jenë kryefjalë e make up-it. Sytë në ngjyrë gri, gri më të errët ose tonet e ftohta të kafesë përgatituni që t’i shihni kudo,” thotë grimierja Amber Dreadon.
Si zakonisht, Dua di si të jetë e para edhe në këtë drejtim!
Artikuj të sugjeruar:
- Pikërisht në ditëlindjen e saj, Dua Lipa na prezantoi me një koleksion bikinish
- Dua Lipa është një Luan tipik dhe kemi fakte!
- Dua Lipa dhe partneri i saj po sigurohen që të na kujtojnë se janë çifti më i bukur i momentit
- Një rekord i ri për Duan! Tre albumet e saj në krye të listave në Mbretërinë e Bashkuar
- Dua Lipa na provoi se është e dashuruar me këto dy foto
Burimi: Bustle