Celebrity

Zërat thonë se Kim Kardashian ka në plan të bëj një ndërhyrje në gjoks

Shkruar nga Anabel

13 Shtator 2024

Zërat thonë se Kim Kardashian ka në plan të bëj
FOTO: Jeff Kravitz/FilmMagic

Kim Kardashian po tregon edhe njëherë fiksimin e saj për veten dhe pamjen e jashtme. Sipas një burimi që ka folur për “Life & Style”, Kim po mendon seriozisht një ndërhyrje kirurgjikale në pjesën e dekoltesë dhe gjoksit.  

“Kim është ndier gjithmonë e bekuar për dekoltenë dhe gjoksin, por shtatzënitë duket se kanë ndikuar jo pak në varjen dhe formën e tij. Ajo ka filluar të shqetësohet, madje kjo gjë i është kthyer në një fiksim, sidomos pas moshës 40 vjeç,” thotë burimi.

Të njëjtat zëra konfirmojnë se Kim ndjek një taktikë të sajën duke zgjedhur që të flejë çdo mbrëmje me reçipeta në trup.

"Ajo fle me reçipeta thuajse gjatë gjithë kohës sepse është e bindur se kjo do ndalë varjen e gjoksit,” thotë i njëjti burim. “Ajo ka rreth dhjetë kremra dhe serume të ndryshme speciale që i aplikon në mëngjes dhe në mbrëmje për ta mbajtur lëkurën sa më të shtrënguar, por vetëm kaq nuk mjafton.”

Zërat thonë se Kim Kardashian ka në plan të bëj
FOTO: Neilson Barnard/Getty Images

Kirurgu plastik i Kim, por edhe shumë të famshmëve në botë, Jason Diamond thotë se përkushtimi i Kardashian për dekoltenë dhe gjoksin, shkon përtej trukeve me reçipetave apo kremrave të shtrenjtë.

“Ajo bën edhe shumë ushtrime në palestër për këtë pjesë me instruktorin e saj privat, ndërkohë që për të përmirësuar lëkurën te pjesa e dekoltesë, Kim bën trajtime me lazer dhe plazmë me trombocite nga gjaku i saj, njësoj si trajtimi që bëri për fytyrën pak kohë pasi kishte lindur fëmijën e parë,” shton ai.

Seancat e procedurës me mikrogjilpëra me plazmë  dhe trombocite nga gjaku i saj apo i dikujt tjetër janë një nga trajtimet më të dobishme sipas mjekut, që ndihmojnë në forcimin dhe hidratimin e lëkurës në këtë pjesë të trupit dhe kudo ku aplikohet. 

Artikuj të sugjeruar: