Xhaketë oversize, bluzë, minifund dhe çizme deri te gjuri: kombinimi perfekt për të hyrë plot stil në stinën e vjeshtës dhe ky është një super sugjerim që na vjen nga Gigi Hadid.
Supermodelja u fotografua në New York e veshur me një xhaketë në ngjyrë kafe, që duket se do të jetë një nga tonet dominuese për këtë sezon. Mjafton që të shihni koleksionet në pasarelat e modës për vjeshtë/dimër 2024 që të merrni konfirmimin përfundimtar.
Gigi është fotografuar duke dalë nga një restorant në Los Angeles, vetëm pak orë para fillimit të Javës së Modës në New York.
Ajo kishte veshur një bluzë të thjeshtë të bardhë, një fund të shkurtër me palosje dhe një nga elementët më të domosdoshëm të vjeshtës, xhaketën.
Nëse keni nevojë për më shumë sugjerime, ja disa ide për xhaketën që çdo vajzë duhet ta ketë në dollap këtë sezon.
#1
#2
#3
#4
#5
#6
#7
Artikuj të sugjeruar:
- 8 prerje flokësh që të dukesh bukur gjatë gjithë vjeshtës
- Supermodelja rikthehet te Victoria’s Secret, pas 19 vitesh dhe njerëzit janë të emocionuar!
- Gigi dhe Bella na japin 2 super ide kombinimi për stilin kauboj
- Interneti është fiksuar me Gigi & Bradley, por pse?
- Nisur nga Gigi Hadid: Si të dukeni yll me këtë kombinim aspak të zakontë
Burimi: Grazia