
Këngëtarja Adele dhe Rich Paul po mendojnë seriozisht për zgjerimin e familjes. Burimet shumë pranë çiftit të njohur thanë për “Life & Style” se një nga arsyet e tërheqjes së Adele nga karriera dhe muzika është plani për një dasmë së shpejti dhe për një fëmijë.
"Nëse Adele mbetet shtatzënë para dasmës, ajo do ta quajë këtë një bekim,” u shpreh i njëjti burim.
Duket se këngëtarja e ka shumë të qartë planin për të ardhmen dhe muzika nuk është parësore për të, sidomos pas përfundimit të turneut në nëntor.

“Ajo do që të fokusohet në marrëdhënien që ka me familjen, pasi prej kohësh dëshiron zgjerimin e saj me pjesëtarin/en më të ri/e,” vijon burimi.
Kujtojmë që Adele e ka treguar dëshirën e saj për t’u bërë sërish nënë, pasi bëri publike lidhjen me agjentin sportiv të NBA, Rich Paul në vitin 2021.
“Dua një vajzë sepse e kam një djalë. Ndiej se ajo do jetë personi që do dua më shumë në botë, por edhe do ta kem inat më shumë se këdo. Këtë mendoj se do ndiej. Ajo do ma tregojë vendin gjithmonë, apo jo?” tha ajo në një prej shfaqjeve të saj, “Weekends with Adele” në Las Vegas.
Adele njoftoi tërheqjen nga muzika gjatë turneut të saj në Mynih duke u shprehur:
"Kam edhe 10 shfaqje të tjera për të bërë, por pas kësaj nuk do të më shihni më për një kohë jashtëzakonisht të gjatë. Sigurisht, unë do t’ju mbaj në zemrën time, gjithmonë!”
“but after that [10 shows in Vegas], i will not see you for an incredibly long time… i just need a rest. i’ve spent the last 7 years building the life for myself, I want to live it now. I want to live my new life I’ve been building” — Adele pic.twitter.com/LwviKRcVAe
— fran sainz??? (@adeledrinkswine) August 31, 2024
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Elle