Metropolitan

Me bast që do ta shohësh ndryshe menopauzën, pasi të lexosh se si e përshkruan aktorja e njohur

Me bast që do ta shohësh ndryshe menopauzën, pasi të lexosh
FOTO: GETTY IMAGES

Në jo pak raste, aktorja e famshme ka folur hapur për përvojën personale me perimenopauzën, por tani Halle Berry kërkon nga gratë që edhe ato të ndryshojnë këndvështrimin për veten nëse po kalojnë në këtë fazë të jetës. Në një intervistë për “Marie Claire”, Berry foli për përballjen me stigmën që vjen bashkë me fazën e menopauzës te gratë.

“Ne nuk duhet të shihemi vetëm si trupa që sjellim fëmijë në jetë dhe kjo është gjithçka që u intereson burrave dhe shoqërisë në përgjithësi, përkundrazi. Ne duhet ta kalojmë këtë paragjykim dhe nuk duhet të ndihemi keq për menopauzën,” thotë ajo.

Pavarësisht këndvështrimit shpesh gjykues që shoqëria i jep këtij procesi që i ndodh grave, Berry thotë se e sheh menopauzën si një rilindje.  

“Është një periudhë kaq emocionuese,” shton ajo. "Nuk është akoma momenti që të dorëzoheni, por të pyesni veten: "Tani që jam e lirë, çfarë mund të bëj?"

Me bast që do ta shohësh ndryshe menopauzën, pasi të lexosh
FOTO: GETTY IMAGES

Berry e sheh kalimin e moshës si një privilegj, duke thënë se mençuria që ka fituar gjatë viteve e ka ndihmuar të kujdeset më pak për gjërat e parëndësishme.

"Unë shpesh jam një nga personat më në moshë kur marrë pjesë në evente apo ngjarje të ndryshe. Nuk e kam problem, por krenari këtë fakt, sepse thjesht nuk shqetësohem më për atë që mendojnë njerëzit, për egon apo pasiguritë e tyre. Mosha është vetëm një numër që e kemi me vete që prej momentit të lindjes, por kurrsesi nuk është një faktor përcaktues,” përfundon aktorja.

Pra, menopauza mund të jetë liri dhe mundësi të reja! Mosha gjithashtu, sjell eksperienca dhe më shumë zgjuarsi, si dhe një bonus të madh: Ti thjesht s'e vret më mendjen për mendimet e të tjerëve!

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: Instyle

REELS

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Halle Berry says she considers menopause a "rebirth"

Me bast që do ta shohësh ndryshe menopauzën, pasi të lexosh
PHOTO: GETTY IMAGES

On quite a few occasions, the famous actress has spoken openly about her personal experience with perimenopause, but now Halle Berry asks women to change their perspective on themselves if they are going through this stage of life.

In an interview with "Marie Claire", Berry spoke about facing the stigma that comes with menopause in women.

"We should not be seen only as bodies that bring children into life and that is all that men and society in general care about, on the contrary. We need to get past this prejudice and not feel bad about menopause,” she says.

Despite the often judgmental view that society gives to this process that happens to women, Berry says she sees menopause as a rebirth.  

"It's such an exciting time," she adds. "It is not yet time to give up, but to ask yourself: 'Now that I am free, what can I do?'

Me bast që do ta shohësh ndryshe menopauzën, pasi të lexosh
PHOTO: GETTY IMAGES

Berry sees getting older as a privilege, saying the wisdom she's gained over the years has helped her care less about trivial things.

"I'm often one of the older people when I attend events or different events. I don't worry, but I'm proud of that fact because I just don't worry anymore about what people think, their egos or their insecurities. Age is just a number that we have with us from the moment of birth, but it is never a determining factor," concludes the actress.

Suggested Articles:

 

Source: Instyle