Artistja e famshme ka zbuluar një metodë të thjeshtë dhe shumë efikase sipas saj, sa herë që ka probleme me shëndetin mendor. Selena Gomez është diagnozuar me lupus dhe çrregullim bipolar dhe në një intervistë të fundit për “Vanity Fair”, ajo zbuloi se përdor temperaturën e ambientin si një metodë për t’u qetësuar mendërisht dhe shpirtërisht.
Gomez tha se përdor ujin e ftohtë dhe ngrohësit e ambientit, si një mekanizëm shërues. Në varësi të nevojave të saj, ylli i popit i gjen temperaturat e ndryshme "qetësuese në periudha të ndryshme të jetës."
Temperatura mund të luajë rol kryesor në përmirësimin e gjendjes së njerëzve, madje ka disa përfitime shëndetësore. Sipas një studimi të realizuar nga “Virginia Commonwealth University School of Medicine” në vitin 2007, dushi i ftohtë disa herë në javë mund të përmirësojë simptomat e depresionit. Uji i ftohtë në kontakt me lëkurën vendos në qarkullim gjakun, e përmirëson qarkullimin dhe krijon një ndjesi çlirimi.
Nga ana tjetër, këngëtarja u shpreh se përdor edhe ushtrime të ndryshme mendore sa herë që nuk ndihet mirë.
“I kujtoj vetes se jam mirë. Shpesh pyes: ‘Ku jam unë?’ Unë jam ulur në zyrë. Të gjithë ata që dua janë këtu. Kam ushqim. Mund të fle përpara se të nisem në takimin apo projektin e radhës. Pra, thjesht e vendos veten në tashmen dhe ky është një ushtrim shumë i mirë për mendjen,” shton ajo.
Selena shton se edhe ajo është si të gjithë të tjerët, pra ka ditët e saj të mira, por edhe të këqija.
“E rëndësishme është që nuk jam viktimë. Thjesht di të mbijetoj më mirë në çdo situatë.”
Dashuria mund të jetë një tjetër faktor shërues për të dhe artistja prej disa kohësh është në një lidhje me producentin muzikor Benny Blanco.
Artikuj të sugjeruar:
- Selena zbulon se nuk mund të lindë fëmijë: “Është diçka që më ka hidhëruar prej kohësh”
- Detaji që Benny Blanco adhuron te Selena do t’ju bëjë të besoni (sërish) te dashuria
- Suksesi i radhës: Selena Gomez është miliarderja më e re!
- Selena Gomez dhe Benny Blanco janë fejuar?
- Selena Gomez dhe Google bëhen bashkë, në ndihmë të njerëzve që hasen me sfidat e shëndetit mendor
Burimi: Page Six