Sport

Albano Bogdo thotë se lavdia e futbollit shqiptar është ‘idiotësi’ dhe Sylvinho ‘nuk ka eksperiencë’

Shkruar nga Anabel

11 Shtator 2024

Albano Bogdo thotë se lavdia e futbollit shqiptar është

Aktori i humorit, Albano Bogdo ka një mendim ndryshe nga shumica, kur vjen puna tek trajneri me origjinë braziliane, Sylvinho (Sylvio Mendes Campos Júnior). I ftuar në “Quo Vadis”, Bogdo shpërtheu ndaj trajnerit, duke e quajtuar “komplet idiot” dhe duke thënë se “nuk ka fituar kurrë asgjë”.

Ai tha gjithashtu se nuk e kupton 'glorifkimin' e futbollit në Shqipëri. 

“Unë mendoj se kjo lavdia që ka futbolli në Shqipëri, pavarësisht se jemi tifozë, është një idiotësi e madhe. Po e them hapur, le ta dëgjojnë dhe të thonë ç’të duan. Unë s’e di pse glorifikohet kaq shumë, kur në sportet e tjera, njerëzit marrin medalje ari. Është faji i medias që e glorifikon kot”, tha aktori i humorit, duke shtuar se çunat e kombëtares nuk ia marrin për ters se i ka miq.

Më tej, tha mendimet dhe kritikat e veta për trajnerin e kombëtares:

“Në Amerikë ka 35 sporte të tjera më të rëndësishme se sa futbolli. Të gjithë futbollistët janë më të paguar se sa Ronaldo. Silvinjo është një trajner idiot komplet, nuk ka fituar kurrë asgjë dhe nuk ka eksperiencë. Shkon në Europian dhe nuk thërret Sokol Cikalleshin. Golat që ka bërë Jasir Asani nga jashtë zonës, merri dhe shikoji. Ato kanë ardhur sepse Cikalleshi vrapon pa top dhe merr dy qëndër mbrojtësit me vete. Asani del bosh dhe godet portën. Broja ka luajtur a s’ka luajtur 5 ndeshje se ka qenë i dëmtuar ose 10 maksimumi”.

Gjithsesi, Albano ndoshta harron se emocionet e futbollit si një sport që bashkon njerëzit janë të papërsëritshme dhe se ndryshe nga sportet e tjera, shumica e të cilëve janë individuale, pra, sportisti fiton për veten dhe për vendin, futbolli përfshin ekipin, shpirtin e skuadrës dhe një shtet të tërë që gëzon, brohoret dhe qan bashkë me ta. Në këtë pikë, nuk bën sens 'glorifikimi'. Ne krenohemi me kombëtaren dhe me çdo person tjetër që na përfaqëson, në çdo cep të globit. 

Albano Bogdo thotë se lavdia e futbollit shqiptar është

Dje, më 10 shtator 2024, Shqipëria humbi ndaj Gjeorgjisë me rezultatin 0-1. Kapiteni Elsaid Hysaj tha:

“Bëmë një ndeshje të mirë, nuk bëmë ndeshje të keqe. Ishim të lodhur, ata po rrinin shumë mbrapa. Gjeorgjia është skuadër në rritje. Në grupit tonë e kanë vlerësuar si më të fortën. Duhet të bënim më mirë në fushën tonë, më vjen keq se luajtëm mirë. Kishim bërë plan që do të rrinim 2 veta te Kvara, që mos futej në hapësira. Ishte lojtari më i rëndësishëm. Kishim marrë masa speciale”.

Ai vazhdoi duke thënë se duhet të ishin më të kujdesshëm dhe bëri një krahasim me skuadrën e Ukrainës:

“Duhet të gjenim një mënyrë për ta kaluar topin për të bërë golin. Duhet të jemi më të kujdesshëm dhe më të zgjuar në fushë herët e tjera. Ukraina ishte skuadër që na presonte, kishim më shumë hapësira. Kjo ishte një ndeshje e shpejtë. Duhet të ishim më të shpejtë. Duhet të jemi më të zgjuar. Janë detaje të vogla që të dënojnë. Ndonjëherë duhet të bëjmë edhe ndonjë faull, të marrim karton për të ndalur aksionet. Shpirti nuk ka munguar, kemi dhënë maksimumin. E dinim që do të ishte një ndeshje me 1-2 aksione. Po prisnim shansin tonë por nuk ndodhi”.