Metropolitan

Kate Winslet flet në mënyrën më të ëmbël për rrudhat *.*

Kate Winslet flet në mënyrën më të ëmbël

Kate Winslet po i përqafon ndryshimet në pamjen e jashtme teksa i afrohet të 50-ave dhe në intervistën e fundit “Life lessons” në YouTube,  thotë se po ndihet mirë me lëkurën e saj. Ajo tregoi se rrudhat luajnë një rol të rëndësishëm në pamjen tonë, pasi rrëfejnë histori. 

“Gratë bëhen më të bukura me kalimin e moshës, jam e sigurt”, tha Winslet kur u pyet për mësimet e saj më të mira rreth bukurisë.

“Fytyrat tona bëhen më shumë pjesë e identitetit tonë. Ato qëndrojnë më mirë në strukturën e kockave, kanë më shumë jetë dhe më shumë histori,” tha ylli i “Titanic”.

Ajo theksoi se bukurinë e ka gjetur edhe te rrudhat, duke thënë:

“Gjërat që më duken tepër të bukura janë rrudhat rreth syve, duarve, mendoj se ato janë shumë të veçanta”.

Winslet shpjegoi se me moshën, ajo është mësuar që ta trajtojë më mirë veten dhe të pranojë çdo ndryshim.

“Mendoj se ndërsa plakemi e pranojmë se kush jemi dhe si ndryshojnë trupat dhe fytyrat tona", u shpreh aktorja.

Ndërsa, kur bëhet fjalë për kujdesin për veten, ylli i “Holiday” u tha se “kujdesi së brendshmi për veten, sidomos nga pikëpamja shpirtërore dhe shëndeti mendor ka vlerë mbi çdo gjë tjetër.”

"Sa më e qetë dhe rehat të ndihem, aq më e sigurt jam dhe kjo është në fakt një gjë mjaft e vështirë për t'u mësuar dhe pranuar", përfundon Winslet.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Marie Claire

REELS

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Asnjë luftë nuk fiton më shumë se sa humbet njerëzimi.

Michael B. Jordan fitoi çmimin për Performancën më të Mirë nga një Aktor në Rol Kryesor, ndërsa reagimi në sallë ishte i jashtëzakonshëm. Megjithatë, dukej se askush nuk ishte më i emocionuar për fitoren e tij sesa Viola Davis.