Health

Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve: Shenjat që nuk duhen neglizhuar

Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve: Shenjat që nuk

Vetëvrasja mbetet një sfidë e madhe për shëndetin publik, me më shumë se 700,000 vdekje çdo vit në të gjithë botën. Çdo vetëvrasje ka pasoja të mëdha sociale, emocionale dhe ekonomike, duke prekur individët dhe komunitetet anembanë globit.

Tema për vitet 2024-2026 për Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjeve është: “Të ndryshojmë narrativën për vetëvrasjen”, me thirrjen për veprim: “Nisni bisedën”.

"Kjo temë synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e zvogëlimit të stigmës dhe nxitjes së bisedave të hapura për të parandaluar vetëvrasjet. Ndryshimi i narrativës për vetëvrasjen ka të bëjë me transformimin e mënyrës se si e perceptojmë këtë çështje të ndërlikuar dhe kalimin nga një kulturë heshtjeje në një kulturë më të hapur, mirëkuptuese dhe mbështetëse," ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Thirrja për veprim i nxit të gjithë të nisin një bisedë për vetëvrasjen dhe parandalimin e saj. Çdo bisedë, sado e vogël, kontribuon në krijimin e një shoqërie më mbështetëse. Duke nisur këto biseda të rëndësishme, ne mund të thyejmë barrierat dhe të rrisim ndërgjegjësimin. 
Kjo temë thekson gjithashtu nevojën për të vendosur prioritet në parandalimin e vetëvrasjeve dhe shëndetin mendor.

 Shenjat që tregojnë nëse dikush po përjeton mendime vetëvrasëse:

- Shprehja e dëshirës për t’i dhënë fund jetës
- Ndjenja e pafuqisë për të ndryshuar të tashmen dhe gjendjen e vështirë emocionale
- Mendimi se dikush mund të jetë barrë për të tjerët
- Sjelljet e rrezikshme apo dëmtuese ndaj vetes
- Tërheqja nga marrëdhëniet shoqërore
- Abuzimi me substanca
- Dhurimi i sendeve personale mund të sinjalizojnë vuajtje dhe dhimbje të mëdha

Përveç kësaj, përjetimi i periudhave të gjata të depresionit të ndjekura nga nervozizëm, zemërim i tepruar ose edhe një qetësi e papritur, janë shembuj të luhatjeve të rënda emocionale që duhet të trajtohen me seriozitet.

Bisedat e hapura për këto shenja mund të jenë një hap drejt parandalimit të një tragjedie të mundshme.

REELS

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Asnjë luftë nuk fiton më shumë se sa humbet njerëzimi.

Michael B. Jordan fitoi çmimin për Performancën më të Mirë nga një Aktor në Rol Kryesor, ndërsa reagimi në sallë ishte i jashtëzakonshëm. Megjithatë, dukej se askush nuk ishte më i emocionuar për fitoren e tij sesa Viola Davis.

🤓

Kelly Osborne (41-vjeç) , vajza e artistit të ndjerë Ozzy Osborne, tronditi të gjithë me pamjen e saj në Brit Awards

Një nga momentet më të përfolura të BRIT Awards 2026 ishte paraqitja surprizë e Dua Lipa-s, e cila u ngjit papritur në skenën e Co-op Arena në Manchester dhe elektrizoi publikun. Ylli i muzikës iu bashkua Mark Ronson gjatë performancës së tij, duke kënduar këngën “Dance the Night”.

World Suicide Prevention Day: Signs not to be ignored

Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve: Shenjat që nuk

Suicide remains a major public health challenge, with more than 700,000 deaths each year worldwide. Every suicide has huge social, emotional and economic consequences, affecting individuals and communities around the globe.

The theme for World Suicide Prevention Day 2024-2026 is: "Changing the narrative about suicide", with the call to action: "Start the conversation".

"This theme aims to raise awareness of the importance of reducing stigma and encouraging open conversations to prevent suicide. Changing the narrative about suicide is about transforming the way we perceive this complex issue and moving from a culture of silence to a more open, understanding and supportive culture," said the World Health Organization.

The call to action encourages everyone to start a conversation about suicide and suicide prevention. Every conversation, no matter how small, contributes to creating a more supportive society. By starting these important conversations, we can break down barriers and raise awareness. 
This theme also highlights the need to prioritize suicide prevention and mental health.

 Signs that someone is experiencing suicidal thoughts:

- Expressing the desire to end life
- Feeling powerless to change the present and difficult emotional state
- Thinking that one can be a burden to others
- Dangerous or self-harming behaviors
- Withdrawing from social relationships
- Substance Abuse
- Giving away personal belongings can signal great suffering and pain

In addition, experiencing long periods of depression followed by irritability, excessive anger, or even a sudden calm are examples of severe emotional swings that should be treated seriously.

Open conversations about these signs can be a step toward preventing a potential tragedy.