Celebrity

Ç'ndodhi?! Nicole Kidman largohet me urgjencë nga Festivali i Filmit në Venecia

Shkruar nga Anabel

9 Shtator 2024

Ç'ndodhi?! Nicole Kidman largohet me urgjencë nga Festivali i
FOTO: Getty Images

Aktorja e famshme Nicole Kidman ndërpreu pjesëmarrjen në Festivalin e Filmit në Venecia, pasi mësoi se nëna e saj, Janelle Ann Kidman, kishte ndërruar jetë. Regjisorja e "Babygirl", Halina Reijn, njoftoi largimin e aktores nga eventi, ndërsa mori në dorëzim çmimin e Kidman si aktorja më e mirë, sipas një videoje të postuar në platformën X (ish-Twitter).

Nicole bëri një postim  vetëm pak orë pasi kishte mbërritur në Venecia, duke njoftuar lajmin se “nëna e saj e bukur dhe e guximshme, sapo kishte ndërruar jetë.”

“Jam totalisht në shok dhe duhet të shkoj te familja ime, por ky çmim është për të,” tha ylli i “Moulin Rouge”.

“Ajo më formësoi për njeriun që jam sot, më udhëhoqi në jetë dhe unë jam shumë mirënjohëse që mund ta flas në emrin e saj, përmes regjisores Halina. Përplasja e jetës dhe artit është zemërthyese në këto momente.”

Një përfaqësues i Nicole konfirmoi gjithashtu vdekjen e nënës së aktores së famshme, duke shtuar se familja ka nevojë për privatësi në këtë moment të vështirë për të gjithë. Asnjë detaj tjetër rreth vdekjes së Janelle nuk është zbuluar, por është mësuar fakti se ajo ishte 84 vjeçe.

Nicole dhe nëna e saj thuhet se kishin një marrëdhënie të ngushtë, aq sa ato janë shfaqur bashkë në shumë koncerte dhe ngjarje të rëndësishme kulturore.

Ç'ndodhi?! Nicole Kidman largohet me urgjencë nga Festivali i
FOTO: AP

“Unë u rrita si një vajzë e vogël me një gjyshe që e donte modën dhe dinte të qepte dhe nëna ime po ashtu. Ata i donin rrobat e bukura. Ata mund të bënin rroba të bukura dhe mamaja ime ka pasur shumë ndikim në zgjedhjen e stilit dhe veshjeve gjatë karrierës sime ndër vite,” është shprehur më parë aktorja.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: Page Six