Duket se Jennifer Lopez ka thyer heshtjen për herë të parë pas divorcit, edhe pse jo në mënyrë direkte me një deklaratë për mediat apo publikun. Në një video të publikuar nga The Hollywood Reporter, ylli i popit dëgjohet të thotë se thjesht bën “zgjedhje të këqija”.
E veshur me një fustan me ngjyrë argjendi, Lopez mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, ndërkohë që Affleck, edhe pse producent i filmit të saj “The Unstoppable”, mungonte në këtë ngjarje të dedikuar për filmin dhe kinematografinë dhe arsyet merren me mend.
Në video shfaqet në një bisedë me aktorin amerikan Bobby Cannavale teksa dëgjohet të shprehet: “Unë bëj zgjedhje të këqija.” Deklarata ndoshta i kushtohet Ben Affleck dhe divorcit të tyre.
@hollywoodreporter #jenniferlopez and #bobbycannavale share a laugh at the #unstoppable #tiff24 after party at the ritz-carlton in toronto #tiff2024 #tiff ? original sound - The Hollywood Reporter
Pasi aktori Cannavale e dëgjon shprehjen e Lopez, ai thotë: “Gjërat ndodhin dhe le ta pranojmë këtë!”
Aktorja e “Marry me” u pa edhe në një bisedë të gjatë me Matt Demon sipas “People”, pas festës së festivalit dhe le të kujtojmë faktin që Matt është një nga miqtë më të vjetër të aktorit të “Gone girl” dhe bashkëproducent në një njëjtin film me Affleck.
“Jennifer dhe Matt patën një bisedë të gjatë bashkë,” tha një burim për “People”, duke theksuar faktin se ata folën gati 20 minuta bashkë. Dhe me shumë mundësi, një prej temave qendrore të diskutimeve ka qenë Affleck dhe divorci.
Artikuj të sugjeruar:
- Pas divorcit të bujshëm, J.Lo i dërgon një mesazh të qartë Ben Affleck?
- J.Lo nuk banon dot te shtëpia që bleu me Ben Affleck, për një arsye të kuptueshme
- Jennifer Lopez nuk donte të divorcohej nga Ben Affleck për këtë arsye
- Çfarë mendon ish-bashkëshortja Ben Affleck për divorcin mes aktorit dhe J.Lo?
- Thuhet se luhatjet e humorit të Ben Affleck ishin ndër arsyet e divorcit me J.Lo
Burimi: Instyle