
Reese Witherspoon mund të jetë në kulmin e një romancë te re me një financier gjerman që quhet Oliver Haarmann. Aktorja dhe financieri janë parë në New York duke dalë bashkë nga një restorant, vetëm një muaj pasi thashethemet për një lidhje mes tyre nisën të qarkullojnë.
Aktorja e “Morning Show” u fotografua e veshur me një fustan të zi të shkurtër dhe sandale të zeza, ndërsa Oliver kishte zgjedhur një xhaketë sportive, këmishë blu dhe këpucë në ngjyrë kafe.

Fituesja e Oscar dhe financieri gjerman themelues i kompanisë “Searchlight Capital Partners”, janë parë së bashku disa herë gjatë javëve të fundit. Ata u fotografuan në aeroportin e New York-ut bashkë me të dy djemtë që aktorja ka me ish-bashkëshortin Ryan Phillippe.
Reese, e cila është njëherësh edhe nënë e vajzës Ava Phillippe ndezi thashethemet për romancën me Oliver në fund të korrikut, kur ata u fotografuan gjatë një darke në New York. Përtej këtyre fakteve, aktorja e njohur dhe financieri që ka edhe dy djem me ish-bashkëshorten Mala Gaonkar, ende nuk kanë folur publikisht për lidhjen e tyre.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: E News