Nëse ke ndjerë ndonjëherë që ditët të kalojnë pa asnjë emocion të veçantë, është koha të zbatosh disa sekrete që do t’i japin kuptim dhe lumturi çdo momenti të jetës tënde. Më poshtë janë 8 strategji të thjeshta, por të dobishme që mund të tw ndihmojnë në transformimin e çdo dite të zakonshme në një ditë të mbush me emocione pozitive.
1. Fillo ditën me një mendim pozitiv
Menjëherë sapo hap sytë, mendo për diçka të bukur që do ta bëjë ditën tënde më të mirë. Një mendim i mirëfilltë pozitiv mund të përcaktojë gjithë atmosferën e ditës.
2. Bëj diçka të vogël që të sjell kënaqësi
Përkëdhele veten me pijen tënde të preferuar, një libër të mirë ose një aktivitet që të motivon. Edhe gjërat më të vogla mund të sjellin një ndjenjë të madhe kënaqësie.
3. Gjej kohë për të buzëqeshur
Humori është ilaçi më i mirë për çdo stres apo lodhje. Ndaj, qesh sa më shpesh që mundesh, qoftë nga një film komik, një bisedë me miqtë, apo thjesht nga ndonjë ngjarje e rastësishme.
4. Zgjidh një qëllim të vogël për t'u ndjerë i/e përmbushur
Vendos një objektiv të thjeshtë për t’u arritur gjatë ditës, qoftë për punë, familje apo veten tënde. Ndjesia e arritjes së një qëllimi, sado i vogël, rrit motivimin dhe të sjell lumturi.
5. Tregohu mirënjohës/e për atë që ke
Bëj një listë me gjërat për të cilat je mirënjohës/e. Mirënjohja të ndihmon të vlerësosh të tashmen dhe të ndihesh më i/e plotësuar.
6. Kalo kohë në natyrë
Ecja në ajër të pastër, shijimi i gjelbërimit, apo edhe thjesht të kalosh disa minuta në diell mund të përmirësojnë humorin dhe të të furnizojë me energji pozitive.
7. Kushtoji vëmendje vetes
Merr kohë për t'u kujdesur për veten, qoftë me një banjë çlodhëse, një maskë për fytyrën, apo thjesht duke shijuar muzikën që të pëlqen më shumë.
8. Ndaje gëzimin me të tjerët
Kur ndihesh mirë, ndaje këtë lumturi me të tjerët. Një përshëndetje e ngrohtë, një kompliment i sinqertë apo një veprim i vogël mirësie mund të ndryshojë gjithë ditën për dikë tjetër, por edhe për ty.
Artikuj të sugjeruar: