
Këngëtarja ka reflektuar për një nga periudhat më të vështira në jetën e saj, siç e cilëson kohën kur u nda për gati një vit nga i fejuari Orlando Bloom. Katy Perry foli në një episod të fundit të podkastit "Call Her Daddy" të Alex Cooper për muzikën, projektet, por edhe familjen dhe vajzën e saj të vogël. Ajo u ndal te momenti kur u nda nga aktori, duke treguar edhe arsyet:
“Ka qenë një periudhë kur ne ishim në fillim të njohjes sonë dhe të dy kishim probleme. Kjo, sepse ai sapo kishte dalë nga një periudhë e gjatë beqarie dhe unë isha e sapodalë nga një lidhje. Pra, kishim mendime të ndryshime dhe thjesht vendosëm që nuk mund të ecnim në të njëjtën rrugë,” thotë Perry.
Katy dhe Orlando filluan të takoheshin bashkë në vitin 2016, por u ndanë për gati një vit për t’u bashkuar sërish. Ata u fejuan në vitin 2019 dhe sot janë prindër të një vajze 4-vjeçare, Daisy.
Vendimi për të qëndruar larg njëri-tjetrit për një vit dhe për t’u përfshirë mandej në terapi intensive në çift, sipas artistes është një nga vendimet më të mira që ata kanë ndërmarrë për ta çuar përpara raportin mes tyre.
“Ne të gjithë kemi pikat tona të forta dhe dobëta. Por një nga pikat e tij të forta është pikërisht fakti se nëse unë jam keq dhe duke u “mbytur” në çdo aspekt të jetës, ai ndërhyn si një spirancë dhe është gjithmonë aty si shpëtimtari im,” shton Perry për partnerin e saj.

Këngëtarja është e sigurt për faktin se vendimi për të ndjekur terapitë respektive në çift ishte një nga qasjet më të mira që kanë ndikuar në idenë e të qenit bashkë edhe sot.
“Gjërat filluan të ndryshonin kur unë nisa të reflektoja mbi veten time dhe për ta bërë këtë nuk më duhej një shtysë e jashtme, por thjesht vetja. Situatat nisën të ndryshonin, unë e ktheva gjithë vëmendjen te vetja dhe mënyra si mund t’i rregullonim gjërat gjatë kohës që ishim të ndarë. Dhe ja ku jemi! Në një nivel tjetër të lidhjes dhe me më shumë arsye për ta çuar përpara këtë romancë!”
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Today