Ky mund të jetë muaji më i rëndësishëm i vitit për karrierën dhe jetën tënde familjare. Le të fillojmë me karrierën tënde. Hëna e re më 2 shtator do të ndriçojë në majë të grafikut tënd, duke treguar se një kapitull i ri dhe magjik profesional mund të nisë për ty.
Saturni do të jetë në kundërshtim direkt me Diellin dhe Hënën e re, kështu që nëse të ofrohet një punë e re dhe vendos ta pranosh, ajo do të vijë me përgjegjësi të konsiderueshme. Do të kesh më shumë fuqi dhe ndikim, por në të njëjtën kohë, mund të pyesësh veten se si do të mbash gjithçka në rregull në shtëpi, ku familja jote mbështetet tek ti dhe ti je kujdesur prej vitesh për të. Mund të hezitosh ta pranosh punën, nëse të thuhet se pozita e re kërkon të zhvendosesh në një vend tjetër, larg familjes. Mund të jetë ide interesante dhe sfiduese, por mund të të ngjallë edhe frikë. Vetëm ti do të marrësh vendimin!
Ky muaj sjell ngjarje dramatike në jetën tënde. Mund të rrekesh të kërkosh punë, njëkohësisht, mund të ndodhin zhvillime të shumta në shtëpinë dhe familjen tënde. Mund të të duhet të ndikohesh nga eklipsi i 17 shtatorit si fillim dhe më pas, nga ai i 2 tetorit. Zakonisht, eklipset sjellin ndryshime dhe ngjarje dramatike. Ky eklips i Hënës së plotë do të ndodhë mes Saturnit dhe Neptunit. Ky i fundit udhëheq ujin, ndaj mund të kesh probleme që lidhen me ujin në shtëpi. Çdo gjë që ka vlerë në bodrumin tënd, mund të kalojë një kat më lart.
Eklipsi hënor i 17 shtatorit do të ndodhë në shenjën e Gaforres dhe në shtëpinë tënde të tetë, e cila udhëhiqet nga Hëna. Shtëpia e tetë qeveris paratë që vijnë nga burime të tjera, që nuk kanë lidhje me pagën apo kursimet. Ajo lidhet me investimet, taksat e kreditë, si dhe me fonde të tjera jashtë pagesës.
Kur të arrish në fund të muajit, mund të marrësh pjesë në një ngjarje të rëndëishme shoqërore, që do të ndodhë brenda 5 ditëve nga eklipsi i ardhshëm diellor në Peshore, ai i datës 2 tetor. Marsi do të bllokojë lëvizjet e tua, veçanërisht nëse ato lidhen me të ardhurat. Ngjarja mund të jetë një dasmë, event bamirësie, politik, apo një udhëtim me gocat në fundjavë. Nëse qëllimi yt kryesor është të kursesh para, mund të vendosësh të mos shkosh dhe të qëndrosh në shtëpi, por nëse do që të përjetosh pak më shumë argëtim në jetën tënde, është më mirë të bëhesh pjesë e grupit.
Në fillim të muajit, sigurohu që të kesh një plan për të mbuluar shpenzimet e papritura që mund të kesh me shtëpinë, sidomos nëse lidhen me problematikat me ujin. Shpenzime shtesë duken në horizont dhe për këtë mund të fajësosh Neptunin.
Dita jote më e rëndësishme për romancë gjatë këtij muaji do të jetë e shtuna e 14 shtatorit, kur Jupiteri, planeti i fatit të mirë do të vendoset në kontakt me Afërditën në Peshore. Afërdita lidhet me dashurinë, tërheqjen dhe dëshirën, ndaj do të të bëjë një magnet për njerëzit që janë tipi yt. 14 shtatori është një natë e përsosur për të dalë.
Ky muaj nis direkt me një Hënë të re, e cila u përqendrua te Virgjëresha. Ngjarja qiellore ndodhi më 2 shtator dhe planeti kryesor ishte Mërkuri, i cili ndërveproi me Jupiterin dhe Marsin. Shanset për sukses janë më të larta, pavarësisht ndonjë pengese që mund të hasësh gjatë rrugës. Nëse arrin të kalosh përmes këtyre pengesave, do t’ia dalësh shumë mirë mbanë, madje mund edhe të marrësh një shpërblim shumë të mirë.
Gjithashtu, ky muaj sjell një eklips hënor, i cili do të ndodhë më 17 shtatorit te Peshqit. Ky eklips do të përqendrohet në shtëpinë e udhëtimeve afatshkurtra. Sigurohu që makina jote të jetë në kushte të mira. Mbase do të të duhet të shkosh te mekaniku për ta kontrolluar. Eklipsi do të jetë i lidhur edhe me Saturnin, për të ndikuar në shtëpinë tënde të komunikimit.
Afër këtij eklipsi do të jetë Neptuni, ndaj nuk sugjerohet që të nënshkruash një kontratë gjatë kësaj kohe. Do të ketë shumë konfuzion dhe zhurmë në ajër gjatë kësaj kohe, ndaj për të shmangur humbjen e ndonjë klauzole të rëndësishme, e cila mund të të shqetësojë më vonë, është e mira që të mos e nënshkruash. Në rast se nuk mund ta shmangësh, atëherë shqyrtoje me një profesionist, para se ta dërgosh.
Eklipset vijnë në çift dhe eklipsi tjetër është planifikuar më 2 tetor në Peshore. Ky eklips mund të të interesojë më shumë sepse do të ndriçojë shtëpinë tënde të dhjetë, atë për nderime, çmime dhe arritje në karrierë. Si një Bricjap, ti je një nga shenjat më ambicioze dhe gjithmonë kërkon mënyra për të ecur përpara.
Përgatit CV-në tënde këtë muaj, para se të arrish në eklipsin e tetorit, sepse ky eklips mund të hapë një derë për një mundësi të re profesionale. Mund të jetë një punë që ka të bëjë me estetikën, artin, industrinë e dekorit të dasmave, planifikimin e festave etj.
Ky muaj sjell disa mangësi në jetën tënde, por me shumë gjasa, do të mund të përmbushen më vonë. Ky muaj lidhet me punën, dëshirën për të bërë më shumë para dhe për të ecur në shtigje të reja, sidomos në aspektin e karrierës.
Lidhur me karrierën, mund të të jepet një mundësi e re pune, por që përfshin një udhëtim të gjatë, që ndoshta s’e ke parashikuar ose nuk do ta kryesh. Më tej, Afërdita do të marrë kontrollin e eklipsit të 2 tetorit, kështu që do të mund të marrësh lajme shumë të mira që lidhen me këtë projekt. Afërdita gjithashtu do të ndërveprojë me Saturnin, duke treguar se në fund, do i kalosh të gjitha pengesat dhe do të marrësh atë që është më e mira për ty.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.