Teksa po i afrohet të 50-ave, aktorja e famshme nuk e ka problem që të flasë hapur për moshën dhe përjetimet në këtë fazë të jetës.
Si e ftuar speciale në Festivalin e Filmit Telluride 2024, Angelina Jolie foli për “IndieWire”, ku përpos rolit protagonist që portretizon këngëtaren operistike Maria Callas në filmin biografik “Maria”, aktorja foli edhe për përjetimet personale dhe dhimbjet që kalon çdo njeri në jetë.
"Unë jam 49 vjeç tani dhe ndihem si një grua më e madhe. Por, e kam “përqafuar” këtë fakt,” tha aktorja. “Kur kam qenë më e re, ka pasur plot momente që përputheshin me moshën dhe atë që ndieja: dashurohesha, isha kurioze për gjithçka, kaloja nëpër situata të ndryshme dhe të gjitha këto më kanë rritur mjaftueshëm,” shtoi ajo.
Por, duke e lidhur përjetimin personal të moshës me rolin në filmin “Maria”, aktorja e famshme shtoi se me kalimin e viteve, asnjë “opera” apo “pjesë muzikore” nuk është më njësoj.
“Disa këngë mbeten të bukura, plot shpresë dhe emocion. Por, gjithçka varet nga ne, se sa i lejojmë vetes të ndiejmë çdo moment,” thekson Jolie.
Jolie foli njëherësh edhe për figurën e Callas dhe artin e saj për të eksploruar dhimbjen në çdo formë dhe dimension.
“Të dëgjosh vërtet opera është një ndjenjë e bukur dhe njerëzore. E gjithë historia e tragjedive që ajo jetoi dhe interpretoi është kaq domethënëse, apo jo? Shumë njerëz mbajnë dhimbje, emocione, por unë u përpoqa që ta ndjeja plotësisht tragjedinë e kësaj gruaje, për ta përcjellë më pas në rolin tim,” përfundon Jolie .
Artikuj të sugjeruar:
- Angelina Jolie thotë se nuk ka shumë miq të ngushtë: “Jam tradhtuar”
- Thuhet se Angelina është e lidhur me reperin britanik, por si qëndron e vërteta?
- Angelina Jolie akuzon Brad Pitt: “Po përpiqet të më mbyllë gojën”
- Njerëzit kanë disa teori për tatuazhin e ri të Angelina Jolie
- Deklarata shokuese: Angelina Jolie nuk donte që fëmijët të takonin Brad Pitt?
Burimi: Instyle