Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2024: Luani dhe Virgjëresha

Shkruar nga Anabel

4 Shtator 2024

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2024: Luani dhe

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2024: Luani dhe

Kohët e fundit mund të kesh përjetuar shqetësim në lidhje me rritjen e shpenzimeve dhe ndoshta ke menduar të kufizosh përkohësisht harxhimet që mund të kesh pasur. Në të njëjtën kohë, duket sikur ke vendosur që të gjesh një mënyrë të re që të kesh më shumë të ardhura dhe natyrisht, të dyja synimet e tua janë të vështira për t’u arritur. Por, për fat të mirë, Hëna e re në Virgjëreshë, e cila ndriçoi qiellin e 2 shtatorit, mund të të hapë burime të reja të ardhurash dhe ta bëjë qëllimin tënd të realizueshëm, ndoshta edhe më shpejt nga ç’e pret.
 
Saturni do të kundërshtojë Hënën e re dhe kjo do të ndodhë nga shtëpia jote që lidhet me kredinë dhe huat. Kjo sugjeron se kompania me të cilën po punon aktualisht, të rishohë edhe një herë të ardhurat dhe shpenzimet që po kryen. Do të ndjesh një presion financiar, pasi mund të ketë ngrirje të pagave në punë, por në të njëjtën kohë, kjo do të të nxisë të kërkosh më shumë klientë privatë.
 
Jupiteri do të jetë në shtëpinë tënde të 11, që përfaqëson miqtë dhe kolegët e tu, të cilët mund të jenë një buri mi mirë këshillash mbi pozicione të reja pune. Miqtë, gjithashtu, mund të të prezantojnë me sipërmarrës të interesuar për të të punësuar. Krijo një rrjet të gjerë dhe kontakte me sa më shumë njerëz.
 
Jupiteri, planeti i fatit të mirë, do të dërgojë dridhje miqësore te Mërkuri, planeti që sundon të ardhurat dhe kjo do të ndodhë veçanërisht në Hënën e re të 2 shtatorit, duke treguar se je pozicionuar më mirë për përmirësimin e situatës tënde financiare. Megjithatë, mund të dëgjosh edhe një lajm jo shumë pozitiv.
 
Dy javë më vonë, te Peshqit, do të ndodhë eklipsi i Hënës së plotë, i cili do të përqendrohet gjithashtu te financat e tua, por edhe tek ato të njerëzve të tjerë. Ky eklips do të sjellë një përfundim të një bisede të kryer për çështje pasurie që mund të lidhet me një divorc, me shlyerjen e një kredie bankare, ose me pagesën e taksave. Nuk dihet se cili është rasti, por do të ndjesh presionin e shlyerjes së një shume parash.
 
Me Saturnin që qëndron përballë, nëse je ende duke negociuar për një marrëveshje, nëse kjo ndodh afër 17 shtatorit, mund të zhgënjehesh nga oferta e palës tjetër. Nëse sheh se nuk ka kuptim që të përpiqesh të bësh një marrëveshje më të mirë dhe të arsyeshme për ty, atëherë mund ta lësh fare si ofertë. Kjo, pasi i ke menduar të gjitha aspektet e këtij projekti.
 
Në eklipsin e 17 shtatorit, Urani, planeti i surprizave, do të jetë në një kënd të shkëlqyer me Plutonin, kështu që mund të përfitosh nga kjo marrëveshje në mëyra më të pazakonta, të cilat as nuk i kishe parashikuar, as nuk i kishe imagjinuar.  
 
Një mundësi për të udhëtuar afër vendit ku jeton do të jetë në axhendën tënde dhe kjo ndoshta është një mënyrë mjaft e mirë për të pushuar dhe për t’u larguar nga të gjitha mendimet që lidhen me financat dhe shpenzimet që ke pasur gjatë këtij muaji. Eklipsi i ri diellor në Peshore, i cili do të ndodhë më 2 tetor, do të të inkurajojë të bësh më shumë udhëtime, të cilat do t’i shijosh shumë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2024: Luani dhe

 
Shtatori mund të bëhet një muaj vendimtar për ty, pasi do të kërkojë një vendim në lidhje me një marrëdhënie të ngushtë. Mund të kesh hezituar deri tani, të jesh treguar një person i pavendosur për mënyrën se si do ta vijosh këtë lidhje, por tanimë do të mund të marrësh një hap konkret për ta riparuar ose për t’i dhënë fund.
 
Komunikimi është gur themeli për të gjitha marrëdhëniet, kështu që mund të të japë një ide për mënyrën se si ta zgjidhësh situatën—dhe si një Virgjëreshë, ti je një mjeshtër i komunikimit. Megjithatë, mund të mos ketë qenë aq e lehtë të flasësh me bashkëshortin, të dashurin, apo ortakun tënd së fundmi. Personi në fjalë duket se ka qenë i gatshëm të japë lirisht mendimin ose perspektivën e tij, por ka qenë kokëfortë në kundërshtimin e çdo ideje që ti ke dhënë.
 
Atmosfera e këtij muaji do të ndikohet nga Dielli dhe Hëna e re e fuqishme në Virgjëreshë, të cilat do të kundërshtohen drejtpërdrejt nga Saturni te Peshqit. Saturni është më së shumti shkaktari i frustrimit që po përjeton. Pjesa pozitive rreth Hënës së re të 2 shtatorit është se Jupiteri, planeti i fatit të mirë, do të dërgojë rreze të arta te Mërkuri, duke e bërë këtë një periudhë të mirë për të marrë një vendim ose për të bërë një premtim.
 
Dy javë më vonë, do të përballesh me eklipsin e Hënës së plotë më 17 shtator dhe duket se do të jetë i lidhur me diskutimet që do të kesh pas Hënës së re të 2 shtatorit. Bisedat e tua do të arrijnë në një fazë përfundimtare, kështu që do të ishte më mirë të përpiloje një plan përpara. Marrëdhënia e ngushtë që ke pasur në mendje do të jetë në qendër të kësaj ngjarjeje dhe ky do të jetë momenti për të vepruar. Këtë here, Saturni do të kundërshtojë drejtpërdrejt Mërkurin, planetin tënd mbrojtës, kështu që do të jesh i vetëdijshëm për seriozitetin dhe përfundimin e zgjedhjes që do të bësh tani.
 
Në të vërtetë, ky do të jetë një muaj në të cilin mund të vendosësh se ç’dëshiron të bësh dhe të mos i lësh gjërat të zvarriten më gjatë. Nëse nuk vendos ti, ky eklips do të zgjedhë për ty—por kjo nuk është gjithnjë e sugjerueshme, pasi ndoshta nuk është rruga që ti preferon. Të gjitha eklipset kërkojnë që ti të përshtatesh me një rutinë të re. Sigurisht, ngjarja mund të mos jetë negative, pasi edhe fejesa, martesa apo lindja e një bebi kërkojnë përshtatje me një rutinë të re.
 
Eklipset priren të sjellin ndryshime të mëdha dhe të rëndësishme, të cilat do t’i mbash mend gjatë. Nëse ditëlindja jote qëllon plus, minus 5 ditë nga 17 shtatori, kjo ngjarje do të të prekë më shumë. Eklipset vijnë dyshe, ndaj më 2 tetor do të ndodhë edhe eklipsi diellor i Hënës së re, i cili do të hapë shtigje të reja, premtuese dhe fitimprurëse.
 
Në fund të shtatorit, do të fillosh të ndiesh afrimin e eklipsit diellor te Peshorja, që do të bjerë në shtëpinë tënde të të ardhurave. Ka shumë mundësi që të jesh duke shlyer fatura dhe duke organizuar çështje të reja financiare.
 

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.