Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2024: Binjakët dhe Gaforrja

Shkruar nga Anabel

4 Shtator 2024

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2024: Binjakët dhe

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2024: Binjakët dhe

Gjatë këtij muaji mund të zhvendosesh, ose të rinovosh shtëpinë tënde. Por mund që shumicën e energjisë ta përqendrosh te prindërit, fëmijët, apo një anëtar tjetër i familjes. Saturni do të jetë në një pozicion përballë Hënës së re të 2 shtatorit, duke të shtuar presionin dhe duke të të bërë të vetëdijshëm për veprimet apo vendimet e tua, të cilat do të kenë një peshë të madhe në të ardhmen tënde.
 
Hëna e re e 2 shtatorit aktivizon sektorin financiar të Binjakëve, kështu që mund të bësh një investim të madh në pronën, biznesin tënd apo në një tjetër fushë. Meqë Marsi do të hyjë në Gaforre dhe në shtëpinë tënde të të ardhurave më 4 shtator, kjo do të thotë se do të kryesh më shumë shpenzime dhe do të bësh më tepër pagesa për shtëpinë apo karrierën tënde deri më 3 nëntor. Do të ndodhë diçka e rëndësishme në punën tënde, e cila mund të lidhet me një ide që merr jetë dhe kërkon menaxhim të mirë financiar dhe sigurisht, fonde.
 
Në këtë Hënë të re, Saturni do të jetë në kundërshtim me Diellin dhe do të vendosë një fokus të ri dhe të veçantë në sektorin tënd të komunikimit, që është një fushë ku shenja jote zakonisht shkëlqen. Mund të lidhesh me një person që ka një agjenci marketingu, ose të bësh një projekt që lidhet me redaktimin, shkrimin etj. Saturni është planeti që rregullon përgjegjësitë dhe që të përgatit për t’u bërë një person më i pjekur dhe gjithashtu, sundon edhe konceptin e kohës. Ky planet do që ti të jesh më efektiv dhe produktiv, duke kryer detyrat e tua. Por, kjo nuk vjen falas! Saturni sakrifikon kënaqësitë afatshkurtra për të arritur një qëllim më të madh dhe të rëndësishëm.
 
Ky muaj sjell një eklips hënor të rëndësishëm te shenja e Peshqve më 17 shtator dhe shumica e eklipseve sinjalizojnë një ndryshim të madh, i cili do të ndodhë shpejt. Mendja jote do të përqendrohet te përparimi profesional dhe reputacioni yt, ndaj mund të jesh gati të pranosh një detyrë të re, ose të përfundosh një që ka mbetur pezull. Ky eklips tregon diçka të rëndësishme dhe të thotë se po ndodhin gjëra të mëdha, të cilat do ta ndryshojnë perceptimin për aftësitë e tua, ndoshta në mënyrë krejt pozitive.
 
Saturni, mjaft aktiv këtë muaj, do të kundërshtojë Mërkurin, kështu që mbro shëndetin tënd dhe kujdesu për veten, pa dhënë justifikime dhe pa bërë kompromise. Mund të arrish në përfundimin e një projekti dhe të jesh gati për t’ia prezantuar atë botës, ose të kujdesesh për detajet e fundit. Sido të jetë puna, e gjitha të ka marrë shumë energji, që të ka dobësuar. Nëse nuk po e shijon punën tënde, ky eklips mund ta ‘zhdukë’ pozicionin tënd të vjetër dhe të të bëjë të kalosh në një tjetër pozitë më interesante dhe të favorshme.
 
Na beso! Nuk do të kesh shumë kohë të marrësh frymë deri në eklipsin tjetër, atë të 2 tetorit. Ndërsa i afrohesh fundit të muajit, do ta ndjesh ndryshimin e madh që sjell ky eklips i dytë, i cili do të ndodhë në Peshore, një shenjë që përputhet mirë me tënden. Eklipset diellore zakonisht hapin dyer të reja mundësish dhe janë një portal që të çon drejt emocioneve të tua të fshehta. Ndoshta do të rigjallërohet jeta jote sentimentale, ose do të ndash mendjen nëse do të kesh një fëmijë. Nëse tanimë ke një fëmijë, mund të mendosh për mënyra se si të inkurajosh vogëlushin/en për t’u aftësuar dhe për të ndjekur pasionet që ka.

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2024: Binjakët dhe

Gjatë këtij muaji, udhëtimet do të jenë në mendjen tënde dhe kjo, falë Hënës së Re të 2 shtatorit, në shenjën e Virgjëreshës. Mund të vendosësh të bësh një udhëtim të shkurtër për të ndryshuar mjedisin përreth, ose për të bërë një ndryshim në pamje. Gjithashtu, mund të mendosh për blerjen e një makine të re ose për të rregulluar këtë që ke aktualisht. Kjo është një periudhë e mirë për të bërë këto veprime.
 
Mërkuri, i cili ishte në prapavijë deri më 28 gusht, do të punojë me gjithë forcën e tij deri më 11 shtator, ndaj sugjerohet që sendet e shtrenjta, si makina, laptopi apo kompjuteri, të blihen brenda kësaj periudhe.
 
Pasi Maris të hyjë në Gaforre, më 4 shtator, do të përjetosh përvoja të reja, të lumtura. Nëse ke ndjerë se kohët e fundit ke qenë në mëshirën e vendimeve të të tjerëve, do të përfitosh më shumë kontroll për veten. Marsi do të marrë timonin dhe ti, si një pasagjer/e do të ndihesh më i/e sigurt, i/e guximshëm/me dhe gati për të përmirësuar jetën sociale dhe atë private. Me shumë gjasa, ky do të jetë muaji më i rëndësishëm i 2024-ës për ty.
 
Hëna e re e 2 shtatorit do të përqendrohet në kontrata dhe në negociata. Do të negociosh në gjysmën e parë të muajit, kur Saturni të jetë në një pozicion jo shumë të favorshëm dhe klienti do të kërkojë kushte që ti i konsideron si të padrejta. Gaforrja njihet si një shenjë që është e ndjeshme ndaj të tilla negociatave, por gjithashtu, është një dëgjuese e shkëlqyer, ndaj përdori aftësitë e tua për të arritur një të mesme të artë. Kjo mund të të kërkojë pak kohë, por Saturni të kalit durimin.
 
Eklipsi i Hënës së plotë të 17 shtatorit te Peshqit do të ndikojë shumë në shenjën tënde, pasi Gaforrja udhëhiqet nga Hëna. Ky do të jetë një eklips hënor, i cili praktikisht është si një Hënë e plotë, por shumë më e fuqishme. Do të shfaqet te Peshqit, në shtëpinë e 9, atë të njerëzve dhe vendeve të huaja, marrëdhënieve ndërkombëtare, përpjekjeve për edukim, çështjeve ligjore, si dhe projekteve për botim dhe transmetim. Nëse punon me klientë ndërkombëtar, mund të vësh re ndryshime në stafin e këtyre klientëve. Me shumë gjasa do të udhëtosh jashtë vendit dhe nëse kjo nuk do të ndodhë në shtator, ka mundësi të bëhet në tetor.
 
Gjatë eklipsit të 17 shtatorit mund t’i rikthehesh edukimit dhe dëshirës për t’u pajisur me një diplomë të re, pse do të punosh me një projekt transmetimi ose botimi. Nëse ky muaj rezervon një udhëtim, kujdesu që të rikthehesh në shtëpi deri në fund të muajit, pasi një eklips i ri diellor do të vijë më 2 tetor, që do të të bëjë të adresosh një zhvillim, lidhur me një anëtar të familjes, ose një çështje që ka lidhje me shtëpinë.

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.