Vonesat që solli prapavija e Mërkurit dhe që ishin të pranishme gjatë muajit të kaluar (nga 4-28 gusht), më në fund kanë përfunduar, kështu që gjatë këtij muaji do të vësh re një përshpejtim në ritmin e gjërave që do të ndodhin. Do të kesh gjëra të reja për të bërë dhe njerëz të rinj për të takuar, kështu që do të duhet të jesh gati për gjithçka të pret. Do të jesh një person më i organizuar, vigjilent dhe i/e aftë për të nisur menjëherë. Mërkuri ka nevojë për kohë për t’u kthyer në shpejtësinë e tij të plotë dhe ditë pas dite, do të ndjesh një përmirësim të dukshëm. Mërkuri do të kthehet në gjendjen normale më 11 shtator.
Hëna e re e 2 shtatorit do të rrisë energjinë në shtëpinë tënde të gjashtë, atë të detyrave dhe të punës. Ka të ngjarë të marrësh një detyrë të re, të detajuar, me të cilën duhet të fillosh e të punosh menjëherë. Është gjithashtu e mundur që mund të punësosh dikë tjetër në ekip, për të të ndihmuar më tepër.
Saturni do të kundërshtojë këtë Hënë të re më 2 shtator, kështu që jeta mund të sjellë më shumë përgjegjësi se zakonisht në javët në vijim. Gjithsesi, një lajm i mirë: Dielli do të hyjë në Peshore më 22 shtator. Një mjedis pak i rëndë mund të ndihet gjatë ditëve të para të shtatorit dhe do të të duhet të përshtatesh në një rutinë të re.
Më 17 shtator do të ndodhë një eklips i plotë hënor te Peshqit dhe do të cekë shtëpinë tënde të 12-të, që lidhet me shëndetin dhe shërimit. Kjo shtëpi lidhet edhe me krijimtarinë që buron nga nënvetëdija jote. Në të ndodhet Saturni, i cili të lajmëron se duhet të kujdesesh më shumë për shëndetin tënd gjatë gjithë muajit, veçanërisht më 17 shtator. Do të punosh shumë dhe duket se sistemi yt imunitar mund të preket dhe do të të duhet ta forcosh atë. Sigurohu që të ushqehesh shëndetshëm dhe të flesh mjaftueshëm. Kërko nga mjeku që të bësh disa teste rutinë dhe të marrësh ilaçe ose vitamina, në bazë të shqetësimeve që do të kesh.
Hëna e re, e cila vjen më herët gjatë këtij muaji, më 2 shtator dhe do të pozicionohet te Virgjëresha, një shenjë mjaft e përgjegjshme për shëndetin, të rikthen në periudhën e Vitit të Ri dhe te vendimet që ke marrë më parë. Do të rishikosh qëllimet dhe do të tregosh vendosmërinë tënde për të realizuar qëllimet që ke pasur. Në ditët pas Hënës së re, një sekret do të dalë në dritë dhe mund të lidhet me një informacion që dikush nuk do që ti ta dish. Përfito nga kjo! Mund të jetë lajm i mirë ose jo, pasi Urani është në kontakt aktiv me Mërkurin, kështu që është e vështirë të të themi.
Karriera jote do të shkojë në lartësi të reja dhe të larta. Një punë e re ose një promovim më i mirë që do të përkojë me rritje page. Ka gjasa që të befasohesh më shpejt dhe kërkesa jote do të aprovohet. Në fund të muajt do të jesh afër eklipsin diellor në Peshore, që do të ndodhë më 2 tetor. Ky eklips do të vendosë theksin te martesa dhe te partneritetet e reja që do të hapin porta të reja.
Ndonjëherë, gjatë një eklipsi, një person mund të eklipsohet nga jeta jote. Nëse kjo është mënyra se si funksionon eklipsi i 2 tetorit, ai do të të tregojë për dikë të afërt, me të cilin ke pasur një marrëdhënie të vështirë. Ky eklips do të thyejë ciklin dhe do të dalin në pah gjëra që nuk do të përmirësohen kurrë, vetëm do të përkeqësohen. Në këtë rast, është koha të vendosësh nëse do të qëndrosh ose do të largohesh, pa ndjerë keqardhje.
Planetet migrues, që do të lëvizin sërish në pozicion për të formuar një tjetër trekëndësh të artë, duke e lidhur Marsin në sektorin tënd të katërt të shtëpisë dhe Afërditën në shtëpinë tënde të 8, atë të parave që lidhen me kredi, hua, pagesa, shpërblime etj. Marsi dhe Afërdita do të kontaktojnë Saturnin dhe do të mund ta lehtësojnë sadopak jetën tënde.
Ndërsa shtatori nis, ti do ta gjesh veten në një gjendje të bukur dhe romantike. Çdo planet dhe skutë e horoskopit tënd tregon se do të relaksohesh dhe të mos nisësh direkt punën. Universi është në favorin tënd dhe në datën 2 shtator, një Hënë e re në Virgjëreshë do të ndriçojë shtëpinë tënde të pestë, të dashurisë, fëmijëve, argëtimit, romancës dhe krijimtarisë.
Kjo Hënë e re më 2 shtator do të të inkurajojë të nisësh një kapitull të ri në jetën tënde private dhe emocionale, kështu që, pavarësisht nëse je në një lidhje apo single, dashuria do të jetë në ajër. Nëse nuk ke marrë pushime këtë vit, ndoshta do të zgjedhësh datat që përkojnë me gjysmën e parë të shtatorit. Marsi do të hyjë në Gaforre në shtëpinë tënde të tretë më 4 shtator mund të të nxisë të ndërmarrësh një udhëtim të shpejtë dhe spontan.
Saturni do të kundërshtojë ngushtë Hënën e re më 2 shtator, kështu që është e mundur të marrësh një vendim të rëndësishëm afatgjatë, në lidhje me një person që do të takohet. Nëse ky person është i duhuri për ty, mund të ndërmarrësh hapa më seriozë. Nëse ndjen se ke provuar ta bësh marrëdhënien më të qëndrueshëm dhe të shëndetshme.
Ky është muaj shumë social, ku Hëna e plotë e 17 shtatorit do të sjellë një eklips hënor te Peshqit, duke ndriçuar shtëpinë tënde të 11-të të miqësisë. Kjo ngjarje qiellore mund të sjellë një ftesë për një ngjarje emocionuese, e cila do të bëjë bashkë disa miq të mirë.
Gjatë kësaj periudhe, do të kesh ca rastësi të ëmbla, por edhe të hidhura në të njëjtën kohë dhe mund të ndihesh i/e lumtur për një mik, por gjithashtu edhe i/e trishtuar, sepse miku po hyn në një epokë të re dhe ndoshta koha dhe interesat tuaja nuk do të jenë si më parë. Nëse ajo po zhvendoset në një vend tjetër, do të mbash kontakte të shpeshta, por sërish, nuk do të jetë e thjeshtë për ty.
Kjo pasqyron rrjedhën natyrore të jetës, ku miqtë vijnë dhe largohen për arsye të ndryshme, por luajnë një rol të madh në jetën tonë. Pastaj, më vonë, ndonjëherë një miqësi mund të ftohet ose thjesht rrugët ndahen. Ky eklips sugjeron që të bësh miq të rinj, të cilët janë në përputhje me qëlimet e tua. Duke qenë se eklipsi qëllon te Peshqit dhe përputhet shumë mirë me Diellin, je gati të bësh një ndryshim dhe të japësh një lajm të rëndësishëm për miqtë dhe familjarët e tu. Siç e sheh, po përparon dhe po rritesh, për të hyrë në një fazë të re, shumë emocionuese.
Në karrierën tënde, gjërat po shkojnë shumë mirë, madje edhe me paratë, shqetësimin tënd të muajve të fundit. Deri në qershor të vitit të ardhshëm, do të kesh shpërblime të shumta, ndaj mos ki turp të kërkosh rritje page dhe shpërblime.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.