Celebrity

Pas divorcit të bujshëm, J.Lo i dërgon një mesazh të qartë Ben Affleck?

Shkruar nga Anabel

3 Shtator 2024

Pas divorcit të bujshëm, J.Lo i dërgon një mesazh të

J.Lo duket se po ecën përpara pas divorcit kaotik dhe të bujshëm me aktorin Ben Affleck. Ajo publikoi një seri me foto në Instagram, duke thyer kështu heshtjen pasi shkoi e vetme në zyrën e Gjykatës Supreme në Los Angeles dhe nënshkroi divorcin, më 20 gusht (data e përvjetorit të martesës së ish-çiftit).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Në albumin e fotove, ajo u shfaq me një bluzë në të cilën shkruhej se ajo po lulëzon, është e pashqetësuar, e padisponueshme dhe në paqe. Pra, duket se J.Lo e paska ndarë mendjen që pas divorcit të jetë në formën dhe mendësinë më të mirë.

Pas divorcit të bujshëm, J.Lo i dërgon një mesazh të

Por, një burim tha pak më parë për People se: “Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për atë dhe Ben që t’i jepnin fund martesës së tyre dhe që të vazhdonin përpara në jetët respektive. Ajo nuk donte një divorc. Ajo donte që t’i zgjidhnin gjërat. Ata e duan njëri-tjetrin. Jennifer nuk është tipi që heq dorë. Ka qenë torturë për të që të priste”.

Pas divorcit të bujshëm, J.Lo i dërgon një mesazh të

Megjithatë, thuhet se J.Lo ndihet e “çliruar” tani që nënshkroi divorcin dhe se familja dhe miqtë e saj bien dakord se ishte vendimi i duhur.

“Ajo është e rrethuar nga shumë dashuri dhe mbështetje. Do të jetë mirë. Ajo është e fortë dhe gjithnjë ia del të jetë e para”.

Pas divorcit të bujshëm, J.Lo i dërgon një mesazh të

Ben dhe Jen u ndanë pas 2 vitesh martesë dhe shumë dedikime dashurie. Zërat për problemet në lidhjen e tyre nisën pasi ata kaluan verën të ndarë. Më tej, burime të ndryshme thanë se martesa e tyre kishte probleme të ndryshme dhe të shumta. J.Lo dhe Ben nuk reaguan asnjëherë mbi thashethemet dhe më në fund, kur Jen nënshkroi divorcin, u duk se të gjitha thashethemet u konfirmuan.

Artikuj të sugjeruar: