Ca ditë më parë lexuam kudo se Lana është lidhur me një burrë, i cili nga fotot, nuk e njeh shumë mirë SPF-në dhe sigurisht, mjekrat tona prekën tokën. Por, Lana Del Rey ka bërë një reagim mbi çështjen e diskutuar që lidhet me romancën e saj me Jeremy Dufrene, një tour guide për aligatorët. Lana komentoi në një llogari në Instagram, e cila shprehej se Jeremy është i dashuri i ri i këngëtares.
View this post on Instagram
“Jo”, shkroi Lana. Thjesht, qartë, bukur, pa gabime!
Më tej, ajo sqaroi edhe një tjetër thashethem që është bërë viral në TikTok dhe X, ku një vajzë pretendonte se ishte vajza e Dufrene dhe se ishte shokuar kur mori vesh nga interneti se me kë po dilte i ati.
“Lidhur me çështjen e tim ati dhe Lana-s ngajava e kaluar dhe nga publikimet në X: Nuk kam asnjë përditësim. Do t’ju jepja, por nuk kam ç’jap. Mezi flas me babin, jo më të di se ç’ndodh me jetën e tij private. Jam thjesht e shokuar se me KË është lidhur”, u shpreh ajo, pasi bëri një video në TikTok, ku tregonte se e mori vesh si e gjithë bota, pra nga rrjetet sociale, për lidhjen e tyre.
THIS is how I find out my DAD is dating Lana Del Rey? You gotta be fucking kidding me https://t.co/v2PbzhJShG
— State Champs (@State_Champs) August 28, 2024
Lana reagoi edhe për këtë, duke thënë: “Gjithashtu, ajo në Twitter nuk është e bija e tij”.
Zërat se Lana dhe Dufrene janë të lidhur dolën në sipërfaqe kur dikush publikoi një video të tyre, ku shfaqeshin për dore në Londër. Sipas Daily Mail, këngëtarja e hitit “Born to Die” dhe Dufrene shkuan në një club.
@chrislloydart #lanadelrey just walked past me and i lost it !!! #lana @Lana Del Rey #readingfestival #lanadelreyedit ? original sound - Chris Lloyd Art
Në mars të vitit 2019, Lana bëri një prej guidave të Dufrene në Louisiana, ku mendohet se ata dhe janë takuar.
Artikuj të sugjeruar: