Celebrity

Angelina Jolie thotë se nuk ka shumë miq të ngushtë: “Jam tradhtuar”

Shkruar nga Anabel

1 Shtator 2024

Angelina Jolie thotë se nuk ka shumë miq të ngushtë:
FOTO: Getty

Miqësitë shpesh janë një nga gjërat më me vlerë në jetën e njeriut, por kur je i/e famshëm, ky fakt mund të tjetërsohet për arsye nga më të ndryshmet. Dhe Angelina Jolie është rasti! Aktorja ka folur në një intervistë të fundit për “The Hollywood Reporter” për shumëçka nga karriera, projektet, fëmijët, por edhe për miqësitë, duke zbuluar se në fakt nuk ka shumë miq të ngushtë në jetën e saj.

“Kjo nuk më shqetëson aspak, sepse unë nuk kam marrëdhënie të tilla në jetën time. Pra, një person që mund ta telefonojë në orët e para të mëngjesit për një shqetësim apo për të ndarë një lajm të bukur, nuk e kam një të tillë në jetën time. Shpesh mendoj se miku/mikesha mund të jenë duke kaluar një moment të keq në jetën e tyre, mund të jenë duke humbur prindërit...Ka shumë situata që më bëjnë të tërhiqem. Por, kjo ndodh edhe se dikush më ka tradhtuar! Po, më kanë tradhtuar në miqësi,” thotë Jolie.

Angelina Jolie thotë se nuk ka shumë miq të ngushtë:
FOTO: Getty

Për Jolie, aktivistja për të drejtat e njeriut Loung Ung, është një nga mikeshat e saj të ngushta, si edhe e ëma e ndjerë Marcheline Bertrand, e cila ndërroi në vitin 2007 në moshën 56-vjeçare pasi u diagnostikua me kancer në vezore dhe në gji.

"Nëna ime ishte shumë pranë meje në shumë gjëra, por fatkeqësisht e humba atë. Në momentet më të vështira për mua dhe familjen time nuk i kam pasur pranë miqtë apo njerëzit të cilëve u besoja", shton ajo.

Por kjo nuk do të thotë se Jolie-s nuk i pëlqen shoqëria me njerëz të tjerë, përkundrazi. 

Kjo nuk është hera e parë që aktorja e famshme flet për mungesën e jetës shoqërore dhe miqve të ngushtë. Në një tjetër intervistë gjatë vitit të kaluar me revistën "WSJ Magazine", Angelina zbuloi se gjashtë fëmijët janë miqtë e saj më të mirë.

Angelina Jolie thotë se nuk ka shumë miq të ngushtë:
FOTO: Getty

“Ata janë njerëzit më të afërt në jetën time dhe janë miqtë e mi të ngushtë,” u shpreh ajo asokohe. "Ne jemi shtatë njerëz shumë të ndryshëm, por kjo në fakt është forca jonë."

Artikuj të sugjeruar: