Celebrity

Winona Ryder tregon se si ndikoi arrestimi për vjedhje në karrierën e saj

Shkruar nga Anabel

1 Shtator 2024

Winona Ryder tregon se si ndikoi arrestimi për vjedhje në
FOTO: Getty

Aktorja e njohur ka vendosur që t’i rikthehet një prej ngjarjeve më të bujshme në jetën e saj, që me sa duket ka ndikuar jo pak edhe në karrierën si artiste. Në një intervistë për revistën “Esquire”, aktorja zbuloi faktin se ka qenë e “kontrolluar” gjatë gjithë kohës nga Hollywood-i, sidomos pas skandalit të vjedhjes dhe gjithë vëmendjes që media i kushtoi kësaj ngjarjeje.

"Po, jam mbajtur nën kontroll dhe në vëzhgim për shumë kohë," tha Ryder për revistën, kur u pyet se si u përball me pasojat e arrestimit të saj.

Në vitin 2000, ylli i “Beetlejuice” u arrestua dhe u akuzua për vjedhjen e disa rrobave me vlerë 5,500 dollarë nga “Saks Fifth Avenue” në Beverly Hills. Një vit më vonë, ajo u dënua për vjedhje dyqanesh dhe për këtë akuzë u dënua me tre vite liri me kusht.  

Ryder pranoi se problemet me ligjin, sidomos pas periudhës së dënimit kishin një "efekt gjigant" në karrierën si aktore, diçka që ishte një surprizë për të në ato vite.

“Isha shumë konfuze në atë kohë. Ishin vetëm disa letra që duhet të firmosja, madje mbaj mend që më thanë se duhet të shkoja në burg për vjedhje dhe unë thjesht isha e shokuar,” shton ajo.

Winona Ryder tregon se si ndikoi arrestimi për vjedhje në
FOTO: Getty

Menjëherë pas gjyqit, Ryder u shkëput nga aktrimi për shumë vite, madje u zhvendos për të jetuar në Los Angeles në San Francisco. Kur u rikthye në sytë e publikut, aktorja thotë se ishte vërtet “shumë e frikësuar”, sidomos për mënyrën se si mediat e kishin “shënjestruar” keq figurën e saj si grua, por edhe si aktore.

“Po ndieja sikur ishte bërë një ndryshim i madh në kulturë dhe në industrinë e filmit, sidomos pas rikthimit tim,” vijon ajo. “Ishin 10 apo 15 vjet shkëputjeje, kur gjithçka ndryshoi. Ishte një periudhë shumë e vështirë për mua, që ka lënë jo pak pasoja në jetën time personale, por edhe atë si personazh publik,” përfundon aktorja.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Instyle