Selena Gomez është parë me një unazë ngjyrë floriri në dorën e saj të majtë, në gishtin e fejesës/martesës, duke ngjallur kështu thashethemet se është fejuar me partnerin e saj, Benny Blanco.
Ylli i “Only Murders in the Building” u fotografua në Los Angeles dhe unaza në gishtin e saj binte direkt në sy. E veshur në mënyrë sportive, me një bluzë të gjerë, streçe, me një pako patatina e kufje, Sel nuk u shpëtoi dot paparacëve dhe as aludimeve të reja.
Edhe më parë, Sel ka qenë në qendër të këtyre aludimeve, kur me qëllim, vendosi një emoji me zemër rozë në gishtin e fejesës, në një foto para një pasqyre.
Disa thanë se ajo po mbulonte unazën e fejesës, të tjerë aluduan se po mbulonte vape që po pinte. Disa ditë më parë, Duxmoi u dha benzinë zjarrit të thashethemeve, pasi u pretendua se Benny i propozoi Sel teksa ishin në një shtëpi plazhi, bashkë me miq dhe njerëz të dashur.
Në maj të këtij viti, Benny tregoi se sa serioze është marrëdhënia me Selena-n, duke u shprehur se do një familje me të dhe se flasin për këtë çdo ditë. Gjithashtu, ai u shpreh se në të ardhmen do të ketë një martesë. Në të njëjtin muaj, Selena tregoi se si Benny ndryshoi planet e saj, pasi ajo planifikonte të birësonte një fëmijë në moshën 35-vjeçare, nëse do të ishte beqare deri atëherë.
“Ndodh kur s’e pret”, tha Sel asokohe.
Artikuj të sugjeruar: