Shenjat e Tokës janë të besueshme, të organizuara dhe gjithnjë një hap përpara. Pra, sigurisht që Virgjëresha nuk mund të bëjë përjashtim. Në shumë dimensione, Virgjëresha është një shenjë fantastike, por në aspektin e dashurisë, mund të bëjë ca gabime.
Sipas astrologes Nina Kahn, një Virgjëreshë ka qasje unike në dashuri, por natyrisht, e tepron ndonjëherë me disa gjëra:
Më shumë kritika seç duhet
Kritikat konstruktive janë të mirëpritura nga njerëzit, por shpesh, Virgjëresha ka tendencën ta teprojë. Mund të jetë e ashpër, e pamatur dhe të lëndojë ndjenjat e personit tjetër.
Si rregullohet? Duke u menduar pak më gjatë për mënyrën se si do ta shprehësh kritikën, sepse të gjithë e dimë se qëllimet e tua janë të mira.
Mendon më shumë seç duhet
Virgjëresha është ‘mbretëresha e overthinking’ dhe analizon me detaje gjithçka, që nga veprimi më i vogël e deri te ngjarjet madhore. Ky është një zakon që ndikon në një marrëdhënie dhe shpeshherë, negativisht, pasi Virgjëresha ka tendencën që të veprojë sipas skenareve që krijon në kokë.
Si rregullohet? Mbaj një ditar dhe shkruaj ndjesitë dhe mendimet e tua.
Ngec në rutinë
Si një shenjë Toke, Virgjëresha nuk jeton dot pa rutinën dhe ky është një fakt. Kjo shenjë horoskopi e respekton shumë rendin dhe rregullin, ndaj nuk është çudi që çdo ditë të bëjë të njëjtën gjë. Megjithatë, kjo mund të sjellë mërzi dhe monotoni në një raport.
Si rregullohet? Duke vendosur me personin tjetër që të miksoni pak rutinën, të dilni në një takim romantik, të shihni një film në kinema etj. S’ta qajmë hallin për ide.
Nuk kërkon ndihmë
Natyra e një Virgjëreshe është e tillë: Është partnere, mike dhe kolege shumë e mirë, por nuk di ta nxjerrë nga goja fjalinë: “Të lutem, më ndihmo!”. S’e dimë pse është kaq e vështirë, por dimë që të paktën në aspektin e lidhjes, kjo duhet të ndryshojë. Partneri do të jetë mëse i lumtur që të të ofrojë ndihmën në situata të ndryshme.
Si rregullohet? Kuptoje që s’je superhero dhe të gjithë kemi nevojë për ndihmë!
Do të “rregullosh” njerëzit
Virgjëresha është një shenjë e orientuar drejt ‘shërbimit’. Ajo udhëhiqet nga Mërkuri, planeti i komunikimit dhe sigurisht që do ta bëjë botën përreth një vend më të mirë. Virgjëresha, shpesh hyn në marrëdhënie vetëm për të “rregulluar” personalitetin dhe jetën e njerëzve me të cilët lidhet. Dakord deri këtu, por mos ndoshta personi në fjalë nuk do të ndryshojë?
Si rregullohet? Duke e ditur vlerën tënde dhe duke kuptuar se nuk është detyra jote të kujdesesh për njerëz që i dinë pasojat e veprimeve të tyre. Na fal për sinqeritetin, por po të flasim në gjuhën tënde!
Artikuj të sugjeruar:
- Meqë jemi te sezoni i Virgjëreshës, le të flasim për perfeksionin! Është ndihmë apo pengesë
- 10 parfume që do i pëlqejnë shumë Virgjëreshës
- Jo për t’u mburrur, por nuk ke për të gjetur një përshkrim më *të saktë* për një grua Virgjëreshë
- Mund të marrësh frymë lirisht! Sezoni i Virgjëreshës do të pastrojë kaosin që la sezoni i Luanit!
- Që të mos lodhesh fare: Ja se si ta bësh për vete Virgjëreshën
- Sezoni i Virgjëreshës: Si ta shfrytëzosh në mënyrë të përsosur këtë periudhë
- Si është një grua Virgjëreshë, sipas astrologes Linda Goodman