Astro Fun

3 shenjat e horoskopit që me shumë gjasa nuk do e aprovojnë lidhjen tuaj me partnerin/en

Shkruar nga Anabel

28 Gusht 2024

3 shenjat e horoskopit që me shumë gjasa nuk do e aprovojnë
FOTO: georgeclerk/E+/Getty Images

Të prezantosh partnerin/en në grupin e miqve nuk është gjithmonë një mision i lehtë. Mund të jetë një situatë e tensionuar, një bisedë si në “gjemba” nisur edhe nga mënyra si ata e shohin njeriun tuaj të zemrës, pra ka gjithmonë frikëra dhe pasiguri. Por, në mesin e miqve apo të afërmve tuaj ka edhe nga ata persona që sido që të silleni ju apo çfarëdo që të bëni, sërish ata nuk do e pëlqejnë të dashurin/ën tuaj dhe ka disa arsye pse!

Virgjëresha

Sa herë që partneri/ja juaj dhe të njohurit e shenjës së Virgjëreshës janë në të njëjtën dhomë, do të vini re se emocionet janë të pashmangshme. Teksa bisedojnë, Virgjëreshat mendojnë shumë dhe kjo do të thotë se ato kanë shanse që të gjykojnë këdo edhe për keqkuptimin më të vogël. Nëse partneri/ja juaj bën një shaka ose koment të nxituar, personat e kësaj shenje do të reagojnë menjëherë. Virgjëreshat njihen si shenja praktike, por ky tipar mund t’i çojë ato lehtësisht në pesimizëm nëse nuk tregoheni të kujdesshëm.

Akrepi

Si macet e zeza të horoskopit, Akrepët do e presin me krahë hapur partnerin/en tuaj të re. Kjo shenjë Uji di si të studiojë me detaje çdo aspekt të njeriut tuaj të zemrës, nga pamja e jashtme te komunikimi. Nga jashtë, duket sikur ata po bëjnë një bisedë të sjellshme dhe brenda normave, por ajo që ata po bëjnë në të vërtetë është një vlerësim i karakterit. Të lindurit e kësaj shenje dinë si të bëjnë pyetjet e duhura dhe përmes tyre të projektojnë diçka për të ardhmen me partnerin/en e re. Por, nëse zbulojnë qoftë edhe një grimcë të vogël energjie të keqe, ata nuk e kanë problem të ngrenë një mur dhe ta mbajnë aty deri kur raporti juaj me të dashurin/ën e re të përfundojë.

Ujori

Sa herë që e sillni partnerin/en tuaj për të vizituar mikun/en Ujor, do e kuptoni se ata mezi ju shohin në sy. Kjo shenjë Ajri është shumë besnike ndaj njerëzve të saj, kështu që ata nuk janë më mikpritësit kur vjen puna te njohjet e reja. Ujorët priren të vlerësojnë personalitetet unike, të çuditshme, idetë dhe bisedat interesante, kështu që ata mund të jenë pak gjykues ndaj kujtdo që nuk u duket i/e lezetshëm. Ata janë gjithashtu realistë dhe nuk e kanë problem që të supozojnë se marrëdhënia juaj nuk do të zgjasë shumë, ndaj nuk nxitojnë që ta njohin apo vlerësojnë partnerin/en tuaj.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Bustle