
Ylli i “Blink Twice” i ka çuditur jo pak njerëzit me deklaratën e tij të fundit, gjatë një interviste për revistën GQ. Channing Tatum thotë se për një vit rresht ka blerë bluza të reja vetëm për të shmangur procesin e larjes me lavatriçe.
"Unë e urrej larjen e rrobave. E urrej në një pikë që nuk mund ta them dot me fjalë," shpjegoi Tatum. “Kam pasur një vit në jetën time që e kam quajtur "vitin e bluzave" të bardha dhe të freskëta, pasi kam blerë vazhdimisht bluza të tilla për një vit, vetëm që të mos i çoja në pastrim kimik apo të bëja larjen e tyre në lavatriçe,” shton aktori.
Megjithatë, Tatum shpjegoi se “zgjedhja e veshjes u bë një punë e përditshme” pasi u transferua në Los Angeles, ku ai zakonisht e gjente veten duke veshur vazhdimisht kostume për shkak të daljeve publike, intervista në talk show të ndryshëm etj.
Përtej kësaj qasjeje që ndoshta neve na duket disi e çuditshme, gjërat e tjera në pjesën private duket se po shkojnë shumë mirë për aktorin. Në një lidhje zyrtare me Zoë Kravitz, çifti është shfaqur shumë i lumtur bashkë, ndërsa ata janë njohur që prej vitit 2021.
Channing ka qenë i martuar me Jenna Dewan dhe kanë një vajzë së bashku. Ata u martuan në vitin 2009 dhe i dhanë fund martesës 10 vite më vonë.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Entertainment