Health

Një hap para në mjekësi: Inteligjenca artificiale do të përfshihet në kërkimet e reja për demencën

Një hap para në mjekësi: Inteligjenca artificiale do të

Shkecëtarët do të analizojnë miliona skanime të trurit, duke përdorur inteligjencën artificiale, me qëllimin që të zhvillojnë një mjet për të parashikuar rrezikun e demencës te një person.

Studiuesit në universitetin e Edinburg dhe Dundee, do të ekzaminojnë skanimet e pacientëve nga Skocia, të cilat janë mbledhur në më shumë se 1 dekadë, si pjesë e një studimi global të quajtur “NEURii”. Ekipi do të përdorë inteligjencën artificiale për të përputhur të dhënat e imazhit me të dhënat që lidhen me gjetjen e modeleve që mund të ndihmojë mjekët të përcaktojnë më mirë rrezikun e një personi për të pasur demencë.

Një hap para në mjekësi: Inteligjenca artificiale do të

Numri i njerëzve në botë që kanë demencë parashikohet që deri në vitin 2050, të trefishohet, duke shkuar në 153 milionë. Studiuesit paralajmërojnë se paraqitet një kërcënim i madh i rritjes së shpejtë të kësaj sëmundjeje. Kostot shëndetësore dhe ato të kujdesit social për këtë sëmundje janë gjithashtu shumë të larta dhe tejkalojnë 1 trilionë dollarë në vit, thonë studimet.

Shkencëtarët synojnë krijimin e mjeteve digjitale që radiologët të mund t’i përdorin për skanimin e pacientëve, për të përcaktuar se sa rrezik kanë të preken nga demenca dhe për të diagnostikuar sëmundjen në fillesat e saj. Mjetet mund të ndihmojnë në përshpejtimin e zhvillimit të trajtimeve më të sakta për demencën, thonë ekspertët.

Një hap para në mjekësi: Inteligjenca artificiale do të

Profesori Emanuele Trucco, ekspert i inteligjencës artificiale, u shpreh:

“Ky grup i ri i të dhënave do të jetë i dobishëm për studiuesit neurologjikë. Nëse do të krijojmë një provë të suksesshme të konceptit, do të kemi një sërë mjetesh softuerike që janë të integruara pa problem me kontrollet rutinë të radiologjisë, që ndihmojnë në vendimmarrjen klinike dhe tregojnë rrezikun e demencës në hapat e saj të parë”.

Në këtë studim do të skanohen 1.6 milionë imazhe, me miratimin e panelit të përfitimit publik dhe privatësisë për kujdesin shëndetësor dhe social në Skoci. Të dhënat do të mbahen në arkivin e sigurt kombëtar në vend dhe do të ofrohet një platformë e sigurt e të dhënave elektronike për kërkime.

Profesori Will Whiteley, nga Qendra e Shkencave Klinike për Studimet për Trurin në Edinburg, u shpreh:

“Përdorimi më i i mirë i skanimeve të thjeshta të trurit për të parashikuar demencën do të çojë në një kuptim më të plotë të demencës dhe në një diagnozë që mund të gjejë në faza të hershme shkaqet e saj dhe nga ana tjetër, do të lehtësojë trajtimet e reja. Aktualisht, trajtimet për demencën janë të shtrenjta e të pakta. Nëse mund të mbledhim të dhëna nga një grup i madh njerëzish që kanë rrezik të lartë të preken nga demenca dhe që më pas, nëse japin pëlqimin e tyre për të marrë pjesë në testime, mund të fillojmë që të zhvillojmë trajtime të reja”.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Gafa jemi, njerëz bëjmë😌

Rasti i saj u zvarrit për vite me radhë, derisa vetë Mbretëresha Viktoria ndërhyri dhe...

This and “kemi bukë n’shpi” 🤤

All rights reserved @entertainmenttonight

Në më arrestojnë ndonjëherë në Nice, ky do të jetë arsyeja 🫠

A step forward in medicine: Artificial intelligence will be involved in new dementia research

Një hap para në mjekësi: Inteligjenca artificiale do të

Scientists will analyze millions of brain scans, using artificial intelligence, with the aim of developing a tool to predict a person's risk of dementia.

Researchers at the universities of Edinburgh and Dundee will examine scans of patients from Scotland, which have been collected over more than a decade, as part of a global study called NEURii. The team will use artificial intelligence to match image data with related data to find patterns that can help doctors better determine a person's risk of developing dementia.

Një hap para në mjekësi: Inteligjenca artificiale do të

The number of people in the world with dementia is predicted to triple to 153 million by 2050. Researchers warn that there is a real threat of rapid growth of this disease. The health and social care costs of this disease are also very high and exceed $1 trillion annually, studies say.

Scientists aim to create digital tools that radiologists can use to scan patients, determine their risk of dementia and diagnose the disease in its early stages. The tools could help speed the development of more precise treatments for dementia, experts say.

Një hap para në mjekësi: Inteligjenca artificiale do të

Professor Emanuele Trucco, artificial intelligence expert, said:

"This new data set will be useful for neurological researchers. If we create a successful proof of concept, we will have a set of software tools that are seamlessly integrated with routine radiology checks, that help in clinical decision-making and indicate the risk of dementia in its first steps."

1.6 million images will be scanned in this study, with the approval of the Public Benefit and Privacy Panel for Health and Social Care in Scotland. The data will be held in the secure national archive in the country and a secure electronic data platform will be provided for research.

Professor Will Whiteley, from the Clinical Sciences Center for Brain Studies in Edinburgh, said:

"Better use of simple brain scans to predict dementia will lead to a more complete understanding of dementia and a diagnosis that can find its causes at an early stage and in turn, facilitate treatments." the new one. Currently, treatments for dementia are expensive and scarce. If we can collect data from a large group of people who are at high risk of dementia and then give their consent to participate in trials, we can start to develop new treatments."

Suggested Articles: