Justin Bieber dhe Hailey Bieber po e adhurojnë prindërimin! Jack Blues Bieber ka pak ditë që ka ardhur në jetë dhe burimet thonë se ai tanimë është në shtëpi, krah prindërve të rinj. Një burim i afërt me Justin, u shpreh për People se këngëtari dhe modelja janë kaq mirë dhe të shëndetshëm.
“Ata janë të mbushur me gëzim. Bebi është një mrekulli. Ai është i adhurueshëm dhe i shëndetshëm. Edhe Hailey është mirë”, u shpreh burimi, duke nënkuptuar ndoshta se gjinia e bebit është djalë, megjithëse çifti ende s’e ka konfirmuar.
Burimi shtoi se çifti i famshëm është lutur prej kohësh që në jetën e tyre të vinte një bebe dhe dita kur mësuan se do të bëheshin prindër, ishte dita më e bukur. “Shtatzënia është diçka për të cilën ata kanë shpresuar dhe janë lutur”, tha burimi, duke shtuar:
“Ditën që e zbuluan se Hailey ishte shtatzënë, ishte më e lumtura për Justin. Ai u ndje si mbi re nga gëzimi”.
Personi anonim tha gjithashtu se Justin është një baba fantastik.
Këngëtari konfirmoi se ai dhe Hailey u bënë prindër përmes një postimi në Instagram, të premten e 23 gushtit. “Mirë se erdhe në shtëpi Jack Blue Bieber”, shkroi ai në Instagram dhe më tej, Hailey e postoi foton në Instastory.
Artikuj të sugjeruar: