Health

Pas këtij artikulli, do të doni të flini më shumë në fundjavë

Pas këtij artikulli, do të doni të flini më shumë

Në jetën e përditshme të ngarkuar, shpesh ndodh që të mos arrijmë të flemë siç duhet gjatë javës. Por çfarë ndodh kur e përmirësoni rutinën tuaj të gjumit gjatë fundjavës? Një studim nga “Sleep Health", ka zbuluar se gjumi cilësor gjatë fundjavës mund të ketë përfitime të mëdha për shëndetin tuaj, duke ndihmuar në parandalimin e infarkteve (ndodh si pasojë e bllokimit të pjesshëm ose të plotë të enëve të gjakut, për shkak të një tromboze ose embolie) dhe përmirësimin e mirëqenies së zemrës.

Studimi dhe përfundimet:

Sipas studimit të botuar në revistën “Sleep Health”, njerëzit që shtojnë orët e gjumit gjatë fundjavës kanë një rrezik më të ulët për infarkt dhe probleme të tjera të zemrës. Ky hulumtim thekson se ndonjëherë, kur nuk mund të arrini të flemë si duhet gjatë javës për shkak të ngarkesës dhe stresit, zëvendësimi i kësaj mungese gjatë fundjavës, mund të ndihmojë në rivendosjen e balancës së trupit dhe përmirësimin e shëndetit kardiovaskular.

Pas këtij artikulli, do të doni të flini më shumë

Arsyet e përfitimeve:

Gjumi i mjaftueshëm është thelbësor për shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien e zemrës. Kur nuk arrini të flini sa duhet gjatë javës, trupi juaj përballet me një nivel të lartë stresi, i cili ndikon negativisht në shëndetin e zemrës. Gjumi i mirë gjatë fundjavës ndihmon në uljen e këtij stresi dhe në rikuperimin e energjive të humbura, duke kontribuar në funksionim më të mirë të sistemit tuaj kardiovaskular. Kjo është një mundësi e mirë për ata që ndiejnë se orari i ngjeshur i punës dhe jetës mund t’i ketë ndikuar negativisht shëndetit të tyre.

Për të mbajtur zemrën tuaj të shëndetshme dhe për të ulur rrezikun e infarkteve, është e rëndësishme të krijoni një rutinë të qëndrueshme të gjumit dhe të përdorni fundjavën si mundësinë ideale për të përmirësuar cilësinë e gjumit tuaj. Të flini më shumë gjatë fundjavës nuk është vetëm një luks, por një strategji e dobishme për të ruajtur shëndetin e zemrës dhe për të përmirësuar mirëqenien tuaj të përgjithshme.

Artikuj të sugjeruar:

REELS

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉