Gra

3 gjëra që duhet të dini për seksin gjatë menopauzës

Shkruar nga Anabel

24 Gusht 2024

3 gjëra që duhet të dini për seksin gjatë
FOTO: wundervisuals/Getty Images

Le të flasim për një nga ato periudhat e jetës që gratë e përjetojë me frikë, emocione dhe jo vetëm: menopauzën! Lajm i mirë është fakti se ka një rrugë drejt normalizimit të situatës, nëpërmjet terapisë së hormoneve, ushqimit etj. Por, çfarë ndodh me seksin gjatë menopauzës? Terapistja në çift dhe e seksit Nan Wise rendit tre gjërat më të rëndësishme që duhet të keni parasysh.

#1 Terapia hormonale është zgjidhja

Gratë mund të përdorin terapinë zëvendësuese të hormoneve për të lehtësuar simptomat e menopauzës si afshet e nxehta, ankthin, ndjeshmërinë etj. Por, ky trajtim u lejon atyre që të përmirësojnë edhe jetën seksuale duke ndikuar në rehatinë gjatë aktit intim.

#2 Jeta juaj seksuale mund të bëhet më e mirë

Dihet që në këtë periudhë të jetës, gratë kanë probleme me hormonet, vezoret dhe gjithë kjo duket si një panoramë e zymtë.  A ndryshon jeta seksuale gjatë menopauzës? Ndoshta. Por, dëshira nuk është gjithçka. Seksualiteti, si pothuajse çdo gjë tjetër, është ajo që mjekja Wise e përshkruan si diçka psikosociale. Kjo do të thotë që besimi, përvojat tuaja, kultura në të cilën jetoni, të gjitha këto gjëra përcaktojnë përfundimisht përvojën tuaj seksuale, pavarësisht fazës së menopauzës.

#3 Truri fillon të prodhojë më shumë estrogjen

“Ka plot sisteme që aktivizohen dhe rregullojnë trupin tuaj gjatë menopauzës," shpjegon Wise. Në fakt, një rregullim i tillë është që truri në fakt fillon të prodhojë më shumë receptorë estrogjeni për të kompensuar rënien e vezoreve tuaja. Kësisoj, trupi juaj do të gjejë ekuilibrin dhe ju do të keni herë pas here dëshirë për të shijuar aktin intim me partnerin tuaj dhe për t’u ndjerë më mirë me veten.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: Pure Wow