Marredhenie

A janë ndarjet *ngjitëse*?

Shkruar nga Anabel

23 Gusht 2024

A janë ndarjet *ngjitëse*?

Ndonjëherë, kur gjithçka duket se po shkon mirë në marrëdhënien tuaj, papritur vëreni që të gjithë miqtë tuaj (qoftë në realitet, qoftë në rrjetet sociale); po ndahen. Edhe pse "sezoni i ndarjeve" mund të jetë një fenomen i vërtetë, të kesh një grup miqsh që sapo janë bërë beqarë dhe ju tregojnë çfarë shkoi keq në marrëdhëniet e tyre mund ta bëjë marrëdhënien tuaj të qëndrueshme të duket papritur e pasigurt. Këtu ju filloni të pyesni veten: “Mos është radha ime?”
 
Rezulton se, kur bëhet fjalë për divorc, ka 75% më shumë gjasa të ndaheni me partnerin tuaj nëse shihni një mik të ngushtë ose një anëtar të familjes që bën të njëjtën gjë (dhe 33% më shumë gjasa nëse është një mik i një miku). Ka diçka kur shihni që kaq shumë marrëdhënie që duken si të shkëlqyera që shpërbëhen.
 
Kjo ndjenjë është e kuptueshme, sepse ndarjet e miqve mund t'ju bëjnë të rishikoni marrëdhënien tuaj. Dr. Bella DePaulo, akademike e Shkencave Psikologjike dhe të Trurit në universitetin e Kalifornisë, shpjegon pse prishja e marrëdhënieve të miqve tuaj ju bën të rimendoni të tuajën.
 
“Kushdo që është në një marrëdhënie do t'ju thotë se ajo kërkon punë dhe përfshin kompromise, por që ia vlen për personin e duhur. Por kur shihni një mikeshë që shpërngulet në një vend të ri vetëm për t'u ndarë nga i dashuri për të cilin bëri gjithçka, mund të filloni të shqetësoheni menjëherë, nëse keni sakrifikuar diçka të rëndësishme për marrëdhënien tuaj”, u shpreh ajo.

"Kur shohim marrëdhëniet romantike të miqve tanë të shpërbëhen, papritur skenari duket i pasigurt."- thotë DePaulo. “Edhe pse nuk është e thënë që duhet të ndaheni nëse mendoni se nuk keni dedikuar mjaftueshëm kohë për karrierën tuaj, është e rëndësishme të ktheni këtë ndjenjë paniku në diçka të dobishme, si për shembull, të zbuloni cilat fusha të jetës suaj ndihen bosh”.

Pse ndarjet mund të jenë ngjitëse?

Kuptoni se keni lënë pas disa miqësi të mëdha për një marrëdhënie që tani nuk duket dhe aq e mirë
 
Të gjithë kemi njohur atë person që duket se e shihte miqësinë si shumë të vyer, derisa u lidh. Që prej asaj kohe, ju takonte veç në raste të rralla, kur partneri ishte jashtë qytetit. Të qenit në një marrëdhënie, edhe kur ende përpiqeni të prioritizoni miqtë, e bën të vështirë të gjeni kohë për të gjithë.
 
Mungesa e lirisë
 
Të shikoni miqtë tuaj beqarë të kalojnë kohë së bashku, ndërsa ju duhet të anuloni planin e tyre sepse keni një mbrëmje romantike, mund të bëjë që marrëdhënia juaj të duket papritur më kufizuese. "Kur shihni miqtë tuaj beqarë të përqafojnë miqësinë dhe jetën e tyre të re, po kujtoheni për atë që është aq e mrekullueshme te miqësia, pa u shqetësuar për atë që mund të mendojë ose të dëshirojë partneri juaj," - thotë Dr. DePaulo.
 
Filloni të mendoni për mundësinë e takimit me njerëz të tjerë
 
Të shihni një mikeshë që sapo është ndarë dhe pastaj të dëgjoni me entuziazëm për të gjitha njohjet e reja që po bën, mund të bëjë që një ndryshim në jetën tuaj seksuale të duket si fundi i botës. Ndërsa është normale që një çift afatgjatë të përjetojë ulje-ngritje në jetën seksuale, nëse ideja e ndërprerjes së marrëdhënieve intime me partnerin tuaj ju duket e pëlqyeshme, atëherë kjo është një shenjë e rëndësishme.

Artikuj të sugjeruar: