Për të lindurit e këtyre dy shenjave nuk ka asgjë më emocionuese se planifikimi i një dasme të bukur, një muaj mjalti të paharrueshëm dhe pse jo, zgjerimi i familjes me fëmijë. Por, përpara se të shkohet te martesa është një tjetër fazë që është ajo e njohjes dhe fejesa dhe këto dy shenja “vdesin” që t’i nxitojnë gjërat deri në vendosjen e një unaze në gisht.
Dashi
Dashi është shenja e parë e horoskopit, ndaj të qenit impulsiv/e është një nga praktikat e sjelljes gjatë përditshmërisë dhe jo vetëm. Kësaj shenje i pëlqen që të ndjekë instinktet dhe ta lërë pasionin që ta udhëheq në çdo gjë, kështu që nuk do të ishte surprizë nëse ata do të merrnin vendimin e fejesës brenda pak muajve. Durimi është një virtyt që Dashi nuk e ka, por kjo shenjë e orientuar gjithmonë nga veprimet do të bëjë më të mirën për të ndjekur ritmin e zemrës sidomos kur bëhet fjalë për fejesën.
Peshqit
Shenja e fundit e horoskopit është pikërisht ajo me më shumë ndjesi! Nëse ata ndiejnë diçka në zemrën e tyre, Peshqve nuk u intereson se sa kohë kanë që e njohin personin tjetër dhe çfarë konsiderohet e “mjaftueshme” për ta kaluar raportin në një tjetër nivel. Kjo shenjë Uji është e drejtuar nga emocionet dhe gjithmonë i lejon ndjenjat të vendosin përpara. Të lindurve të kësaj shenje u pëlqen që të jetojnë fantazitë e tyre, kështu që nëse fejesa është diçka për të cilën ata kanë ëndërruar, atëherë nuk gjejnë arsye për të pritur më gjatë.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Bustle